Fëmijët Kosovar të rrezikuar nga kanceri

13.01.2016 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fëmijët Kosovar të rrezikuar nga kanceri
Qytetarët e Kosovës, e në veçanti fëmijët janë duke u rrezikuar çdo ditë e më shumë nga sëmundja e kancerit.  Numri i të prekurve me ketë sëmundje, thuajse të pashërueshme është duke u rritur çdo herë.

Vetëm tani në Qendrën Klinike Universitare janë duke u trajtuar 40 raste të reja të prekur me këtë sëmundje.

Këtë fakt për Gazetën Fjala e ka thënë  doktoresha në klinikën e Pediatrisë në QKUK,  Violeta Grajcevci-Uka

“Në këtë klinikë gjatë këtij viti janë shtuar rreth 40 raste të reja me sëmundje malinje. Nëntë raste me sëmundje malinje janë udhëzuar për trajtim jashtë vendit. Njëri pacient është me LAL relaps, njëri me tumor  për radioterapi, njeri me neuroblastomë dhe te tjerët janë me leukemi”, ka thënë Grajcevci-Uka.

Ajo ka bërë të ditur se për këtë vit në këtë klinikë janë dy rate të cilat po presin për tu dërguar për shërim jashtë Kosovës.

Ndërkohë, për vitin 2014 numri i personave me sëmundje malinje  që janë trajtuar jashtë institucioneve publike shëndetësore është 889 persona.  Prej tyre  28 pacientë  kanë qenë fëmijë me sëmundje malinje.

Për shërimin e fëmijëve dhe të prekurve me këtë sëmundje, Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Hashim Thaçi, gjatë vitit 2014 pati premtuar një fond.

Në Ministrinë e Shëndetësisë tregojnë se  për vitin  e kaluar janë ndarë nga ky fond 6 milionë euro, për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Drejtori në departamentin për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka bërë të ditur për Gazetën Fjala  se ministria përmes këtij fondi për vitin 2015 ka trajtuar mbi 1400 pacientë,  raste në të cilat janë përfshirë edhe ato të leukemisë që kanë kërkuar  trajtim, sipas rekomandimeve të specialisteve të klinikave përkatëse të QKUK-së.

“Në vitin  2015 ndërkaq, Qeveria ka ndarë 6 milionë për Programin e Trajtimit Jashtë Vendit ose Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike,  si quhet tani programi, pra brenda kësaj shume trajtohen edhe rastet e leukemisë edhe rastet e tjera, të cilat nuk mund të trajtohen në institucionet shëndetësore publike”, ka thënë a5.

Hoti ka thënë se në vitin 2014 numri i personave që kërkuan ndihmë buxhetore në MSH për shërim jashtë vendit ka qenë 1850 aplikues.  Nga ta, 281 persona  të moshave të ndryshme kanë përfituar nga ky fond.

Në vitin 2014, Qeveria e Kosovës kishte ndarë një fond prej 5.5 milionë eurove për trajtimin e leukemisë dhe sëmundjeve të rënda që nuk kanë mundur të trajtohen në Kosovë.

Ndërkaq sipas Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2014 numri i përgjithshëm i personave të trajtuar jashtë institucioneve publike shëndetësore është 889 persona të trajtuar, me buxhet të shpenzuar  afër 8 milion euro.

Nga fondi i 6 milionësh rreth 28 fëmijë me sëmundje malinje janë trajtuar.  Nga ky fond po ashtu kanë përfituar 281 pacientë (të moshave të ndryshme) me sëmundje të ndryshme të rënda në shumën prej 1 milion euro.  Ndërkaq shuma totale e shpenzuar nga Fondi i Leukemisë është  mbi 4 milion euro.

Ministria e Shëndetësisë, po ashtu ka bërë të ditur se numri total i kërkesave për trajtim jashtë vendit ka qenë 1850 aplikues.

Sidoqoftë, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, patën deklaruar se sipas disa hulumtimeve të bëra nga Banka Botërore vitet paraprake, për një vit, pacientët kosovarë kanë shpenzuar rreth 80 milionë euro për t’u shëruar jashtë vendit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati