Presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, vazhdon vizitat në komunat e Kosovës.
Gjatës ditës së sotme, Presidentja Jahjaga do të vizitojë komunën e Malishevës, pastaj atë të Rahovecit, të Suharekës, të Shtimes dhe të Lipjanit, ku do të takojë kryetarët e komunave.