Instituti për Analiza Ekonomike dhe Financiare të Energjisë (IEEFA) publikoi një studim, sipas së cilit ndërimi i termocentralit me thëngjill Kosova e Re, do të ngris çmimet e energjisë elektrike për 50 për qind.
Sipas këtij studimi termocentrali i propozuar për ndërtim do të dëmtojë familjet në secilin grup të të ardhurave dhe do të gjymtojë ekonominë e brishtë të Kosovës.
“Familja mesatare do të paguaj 12.9 për qind të të ardhurave vjetore për energji elektrike, familjet me të ardhura të ulëta do të paguajnë 18 për qind, ata me të ardhura shumë të ulëta,që harxhojnë më pak energji elektrike se familjet e tjera, do të paguajnë 39.7 për qind më shumë për energjinë elektrike”, shkruan në këtë studim.
Ky raport tregon se IEEFA ka ardhur në përfundim se Banka Botërore, e cila e mbështetur me një subvencion financiar ndërtimin e termocentralit, do të duhej sipas saj të investoj në zhvillimin e energjisë së ripërtërishme dhe efiçiencës së energjisë në Kosovë.
“Termocentrali Kosova e Re është një hap social dhe financiar prapa për Kosovën,” tha Tom Sanzillo, drejtor i financave i IEEFA-së dhe bashkautorë i raportit me David Schlissel, drejtor për analiza dhe planifikim të resurseve.
Ndërsa koordinatori i KOSID-it Visar Azemi tha se projekti do të bëj dëm të madh.
“Ai do të shtrydh buxhetet familjare të kosovarëve të çdo grupi të të ardhurave, duke e shndërruar energjinë elektrike në luks për shumëkënd,” tha Azemi. “Ai përbën një kërcënim serioz për shëndetin ekonomik dhe fiskal të shtetit.”
–