Opozita: Qeveria e ka humbur legjitimitetin

10.01.2016 20:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Opozita: Qeveria e ka humbur legjitimitetin

Tre liderët e partive opozitare në Kosovë, Visar Ymeri i Lëvizjes Vetëvendosje, Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, kanë mbajtur të dielën konferencë për media, në sheshin Skënderbeu, aty ku një ditë më parë është mbajtur protesta e organizuar nga opozita.

Të tre liderët opozitarë e kanë vlerësuar protestën e së shtunës si më masiven dhe më të mirën që ka ndodhur në Kosovë që nga lufta e deri më sot.

Visar Ymeri, lider i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se nëpërmjet protestës së të shtunës, qytetarët e Kosovës e kanë dëshmuar, sipas tij, në mënyrë referendumi, se janë kundër Qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa dhe se duan që kjo qeveri të japë dorëheqje sa më parë”.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, kanë ardhur në Prishtinë, në kryeqytetin e Republikës, në sheshin Skënderbeu, për t’i treguar Qeverisë së Republikës së Kosovës se nuk ka as legjitimitet demokratik e as legalitet institucional, që të vazhdojë tutje. Protesta e djeshme [9 janar[ e tregon se Qeveria e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, më nuk janë as kryeministra e as ministra të Republikës së Kosovës”, ka thënë Ymeri.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se është ndier i emocionuar gjatë protestës së të shtunës, për shkak të, siç ka thënë ai, pjesëmarrjes së madhe të qytetarëve të Kosovës në protestë.

“Këto emocione vijnë për faktin se ne e dimë që Kosova është keq. Është keq për shkakun e udhëheqjes, e cila jo vetëm që ka udhëhequr gabim gjithë këto vite, por edhe ka marrë vendime që janë të rrezikshme për vendin – këto të fundit. Dje i kemi kërkuar Qeverisë së vendit që të shkojë, Mustafës dhe Thaçit. E kanë kërkuar qytetarët e vendit. Tani ora ka filluar dhe koha numëron që këta të reflektojnë”, është shprehur Haradinaj.

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka theksuar se qytetarët që kanë marrë pjesë në protestën masive të së shtunës, kanë dërguar dy porosi.

“E para, se Kosova është aktive dhe se nuk pranon të qeveriset nga një qeveri që ka shkelur Kushtetutën. Dhe e dyta, porosia është për qeveritarët: populli ju ka hequr besimin dhe populli nuk pranon që ju të vazhdoni t’i qeverisni. Kërkojmë dorëheqjen e juaj që të dalim sa më shpejt nga kjo krizë politike, vendi të shkojë në zgjedhje dhe kështu, të bien të dy marrëveshjet që kanë qenë dhe janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe kundër interesave të Kosovës”, ka theksuar Limaj.

Ndërkaq, lidhur me dhunën, e cila ka shpërthyer nga një grup protestuesish, pas përfundimit të fjalimeve të liderëve të opozitës në protestën e së shtunës, e cila rezultoi me përplasje me Policinë e Kosovës, lideri i Vetëvendosjes, Ymeri, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të drejtpërdrejtë.

Ai ka theksuar se porosia e protestës së 9 janarit, është porosi, sipas tij, e 100 mijë qytetarëve.

“Kjo ka qenë protesta e djeshme, në të cilën janë bashkuar një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Republikës dhe të cilët, me ngulm kanë kërkuar largimin e kësaj qeverie. Pra, protesta e djeshme është përmbyllur, si protestë masive, me një kërkesë të qartë: që shkelësit e Kushtetutës dhe ata që e kanë dëmtuar rëndë interesin e Republikës, sovranitetin e saj dhe integritetin territorial, nuk mund të mbesin më në krye të vendit”, ka shtuar Ymeri.

Protesta e 9 janarit e thirrur nga partitë opozitare, është e para në këtë vit, pas një varg tubimesh dhe protestash të organizuara edhe në disa qendra tjera të Kosovës, të cilat janë organizuar në kundërshtim të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, më 25 gusht, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, si dhe shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

Vendimi i Gjykatës së Lartë: Behgjet Pacolli rimerr kontrollin e aeroportit të Vlorës!

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

2 mln € për linjat ajrore për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit të buxhetit për fushatë

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Isufi dhe Gjini vizitojnë biznese e të rinj në Anamoravë, premtojnë mbështetje për zhvillimin rajonal

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërgatës

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Osmani për takimin me kongresistin Self: Diskutuam për bashkëpunimin me administratën Trump dhe thellimin e partneritetit

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

Xhevat Bekteshi në mbështetje të Ahmet Isufit Një jetë në shërbim të Kosovës – pse duhet mbështetur

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

100 euro për studentët, hapet aplikimi, Murati: Duhet të bëhet përmes e-Kosova

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

Prezantohet sistemi elektronik i Inspektoratit të Punës, synohet rritja e sigurisë dhe transparencës në punë

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

OVL UÇK: Nga 16 deri më 31 maj, kujtohen djemtë dhe vajzat që ranë për atdheun

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Ministria njofton se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, e falënderon për angazhimin

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati

Rama: Nesër vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE-në, Shqipëria është gati