Alesio Çerçi është prej kohësh në shënjestër të tifozëve të Milanit për paraqitjet e tij të dobëta. Në stadium vërshëllimat tashmë janë bërë refren, por edhe në rrjetet sociale nuk mund të mungojnë. Dhe, duke u ndalur tek këto të fundit, pas humbjes me Bolonjën në “San Siro”, faqja e lojtarit, pra profili zyrtar, në facebook, është zhdukur. Ndoshta, sharjet, mesazhet kërcënuese dhe çdo gjë tjetër që mund të prishë edhe më tepër humorin e futbollistin, kanë ndikuar që lojtari kuqezi të marrë vendimin për të mbyllur facebook, ndoshta përkohësisht.