Njerëzit që kanë gurë në veshka e dinë se çfarë dhimbjesh kanë, disa i krahasojnë me dhimbjet e lindjes, por ato që i kanë provuar të dyja thonë që prezenca e gurëve në veshka ka dhimbjen më të madhe. Si duket këtyre dhimbjeve i ka ardhur fundi, të paktën për gurët e vegjël. Në vend se të marrni ilaçe ose t’i nënshtroheni operacioneve të ndryshme, më mirë është të bëni seks të rregullt i cili mund të jetë alternativë dhe zgjidhje më e lehtë dhe e suksesshme.
Studiuesit kanë arritur në përfundimin se rezultatet e tyre kanë treguar se pacientët të cilët kanë gurë skajor ureteral më të vogla se 6mm është e këshillueshme që të kenë marrëdhënie seksuale 3-4 herë në javë për të rritur probabilitetin e kalimit spontane të gurëve.” Mjekët turq thonë se kryerja e marrëdhënies seksuale relakson uretrën dhe kanali që shkon nga veshkat në fshikëz bën që guri të rrëshqas më lehtë.
Orgazma tek mashkulli mund të relaksojë muskujt e uretër. Gurët në veshka janë më shpesh tek burrat, ndoshta për shkak se puna fizike i bën ata më të prirur për dehidratim, i cili zvogëlon përmbajtjen e ujit dhe urinës, kështu që përqendrimi mineraleve është më i lartë. Ky studim është kryer në Spitalin e Ankarasë, në kryeqytetin e Turqisë.
Në studim janë marrë 75 burra të ndarë në tre grupe, por grupi që kishte më shumë sukses është ai që kanë pasur marrëdhënie seksuale 3 deri katër herë në javë. Nga 31 burrat që kishte pasur marrëdhënie seksuale të rregullt, 26 ishin në gjendje t’i nxirrnin gurët nga veshka e tyre.
/Dailymail/