Gjukanoviq Votohet për ‘Kriminelin e Vitit’

31.12.2015 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjukanoviq Votohet për ‘Kriminelin e Vitit’

Rrjeti i gazetarëve hulumtues OCCRP ka emrëuar kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq si “Personi i Vitit në krim të Organizuar’ për hskka të dyshimeve në punën e tij në promovimin e krimit dhe korrupsionit.

Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), një rrjet i qendrave hulumtuese, mediave dhe gazetarëve- i ka dhënë kryeministrit malazez një shpërblim larg të qenit i lavdueshëm.

Sondazhi vjetor i kësaj qendre e ka nxjerrë kryeministrin jetëgjatë dhe të fuqishëm malazez para gruas dhe fëmijëve të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në “shpërblimin” për “Personi i Vitit në Krim të Organizuar”.

Një lider tjetër i Ballkanit, kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, doli i treti në këtë votim.

“Ne e shohim këtë si shpërblim për një të arritur jetësore”, tha redaktori dhe bashkëthemeluesi i OCCRP-së, Drew Sullivan.

“Askush jashtë (Presidnetit të Rusisë) Vladimir Putinit nuk ka drejtuar një shtet që varet kaq shumë nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe politikat e pista. Është i kalbur në bërthamë”, tha Sullivan duke iu referuar regjimit të Gjukanoviqit në Mal të Zi.

Gjatë një karriere politike që ka zgjatur gati tri dekada, Gjukanoviq ka qenë vazhdimisht ose Kryeministër ose President i shtetit.

“Përderisa ai e radhit veten si lider progresist, pro-evropian i cili e ka ndihmuar shtetin e tij t’i bashkohet së fundmi NATO-s dhe është në rrugë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ai ka ndërtuar një nga parajsat më të përkushtuara të kleptokracisë dhe krimit të organizuar në botë”, tha redaktori i OCCRP-së.

Kandidimi i Gjukanoviqit këtë vit ëhstë bërë nga Vanja Calovic, drejtor i Rrjetit për Afirmim të Sektorit Joqeveritar, MANS, një organizatë e shoqërisë civile gjithnjë në mosmarrëveshje me qeverinë.

Duke e quajtur kryeministrin si “diktatori i fundit evropian”, Calovic tha se ai “e ka kapur shtetin për interesat e tij private dhe e ka kthyer atë në parajsë për kriminelët”.

“Përderisa ai, familja e tij dhe miqtë e kanë pasuruar veten, njerëzit e zakonshëm vuajnë nga varfëria. Ata që guxojnë të flasin për korrupsionin bëhen shënjestër e tij”, tha Calovic.

Në vendin e dytë dhe të tretë me një dallim të ngushtë votash u zgjodhën gruaja dhe fëmijët e Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski.

“Të afërmit e Presidentit të Azerbajxhanit kanë në pronësi pjesë të mëdha të ekonomisë së vendit dhe kanë punuar për ta plaçkitur ekonominë në llogari të popullit”, thuhet në shpjegimin e OCCRP-së.

Sa për kryeministrin Gruevski i cili ka drejtuar Maqedoninë për nëntë vjet dhe është i akuzuar për një bollëk të aferave korruptive, OCCRP përmend vetëm disa prej tyre.

Nikola Gruevski, Kryeministër i Maqedonisë

Nikola Gruevski, Kryeministër i Maqedonisë

“Kryeministri i Maqedonisë ka përgjuar partitë opozitare dhe gazetarët, ka ndjekur  penalisht kundërshtarët politikë dhe kamufluar  hetime për vrasje,” thotë qendra.

Fituesit e mëparshëm e anketës vjetore OCCRP  kanë qenë presidenti rus Vladimir Putin, Presidenti i Azerbajxhani Ilham Alijev dhe parlamenti rumun.

OCCRP, e themeluar nga Drew Sullivan dhe Paul Radu në vitin 2006, është një rrjet i 22 organizatave të Gazetarisë Hulumtuese të financuara nga Fondacioni Shoqëria e Hapur, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, qeveria zvicerane, National Endoëment for Democracy dhe donatorë të tjerë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

Hamza insiston për mbajtjen e seancës: Rasti i presidentit është koincidencë, s’kam çka takohem me askënd

Hamza insiston për mbajtjen e seancës: Rasti i presidentit është koincidencë, s’kam çka takohem me askënd