Kryeministri i vendit ka pasur një vit të vështirë, në të cilën është përplasur fort me këdo që e ka kundërshtuar apo ka menduar ndryshe.
Ai fillimisht është përballur me protesta të dhunshme për shkarkimin e ministrit Jablanoviq. E kishte pasur vitin me protesta, greva e pakënaqësi. Dhjetëra-mijëra qytetarë janë larguar dëshpërimisht nga Kosova në fillim të vitit, e ai tha se ikën me iPhone.
Ka sulmuar vazhdimisht opozitën duke e quajtur “gomar” Albin Kurtin e duke ia përmendur Radoniqin Haradinajt. Ka takuar Merkelin në Berlin e Kerryn në Prishtinë, dhe është zotuar se do ta zbatojë Asociacionin e Komunave Serbe.