Në Kosovë këtë vit lindën më shumë vajza, ja emrat më të shpeshtë

31.12.2015 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Në Kosovë këtë vit lindën më shumë vajza, ja emrat më të shpeshtë

Viti 2015 kishte nisë me vajza dhe gjatë gjithë vitit prinin në lindje. Meshkujt përbëjnë pjesën prej 48 për qind të bebeve që kanë lindur këtë vit në Kosovë, kurse vajza 52 për qind.
Secili vit ka një trend të emërimit të foshnjave. Por, te lindjet që u bënë në Prishtinë gjatë vitit 2015, prijnë pothuajse emrat e njëjtë që kanë qenë në vitin 2014, e që më së shpeshti janë emrat fetar dhe ata të shkurtër.

Gjithashtu, viteve të fundit janë bërë trend edhe emrat pa kuptim, apo vetëm bashkimi i inicialeve të para të prindërve.

Gjatë këtyre dy viteve, emri i cili është përdorur më së shumti në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë, nga prindërit për t’i pagëzuar fëmijët e tyre, ka qenë Amar.

Sipas zyrtarit për gjendje civile në zyrën për regjistrimin e të porsalindurve në Klinikën Obstetrike, Gjinekologjike në Prishtinë, Muhamet Ramadani, nuk kalon ditë pa i regjistruar të paktën 3 fëmijë me emrin Amar.

Pas Amarit, sipas tij, prijnë emrat Anuar, Omar, Omer, Aron, etj. Ndërsa, tek vajzat emrat më të shpesh janë Bora, Dea, Lea etj.

“Emrat në këtë vit gati vetëm përsëriten nga viti i kaluar, ka edhe emra të rinj por më i shpeshti është emri Amar, Omar, Omer, Dea, Bora, Sulea, Dion, Aron, Edi që përsëriten shumë shpesh. Ka edhe emra që i trashëgojnë p.sh të gjyshes dhe të gjyshit por janë shumë më të rrallë, bile në këtë vit ka shumë pak emra që përtërihen nga emrat e vjetër…Emrat e qyteteve si p.sh Vlora, Berat, nuk ka. Në këtë vit nuk mund të mbaj në mend që është regjistruar ndonjë emër prej qyteteve ose vendeve si Ulpiana”, tha Ramadani për KosovaPress.

Vetë prindërit, tregojnë se ata i preferojnë më së shumti tash emrat e shkurtër, por që e kanë nga një kuptim, pasi janë më të lehtë për t’u shqiptuar.

Besim Krasniqi, i cili kishte ardhur për ta regjistruar djalin e tij, Anuarin, thotë për KosovaPress se i ka pëlqyer ky emër për shkak se ai është fetar.

“Është emër fetar, mysliman dhe i vazhdojmë tradita myslimane… Anuar që i bie vezullues… po ka edhe emra modern, sipas dëshirës së prindërve por ne familjarisht kemi vendos t’ia lëmë emrin Anuar”, tha Krasniqi.

Prindi Besnik Uka, i cili e pagëzoi vajzën e tij me njërin ndër emrat më të shpesh të vajzave, Bora, tha për KosovaPress se ai me bashkëshorten e tij kanë pasur dy arsye pse ia kanë vendosur këtë emër.

“Vajza do të quhet Bora për shkak se gjyshja e saj ka vendosur dhe jemi pajtuar edhe ne me të. Ka qenë një emër i shkurtër, shqip dhe na ka pëlqyer të gjithëve… jemi kundër emrave pakuptim, jemi për emra me kuptim, dhe pro atyre shqiptar… gjithashtu edhe për shkak se është fundi i vitit dhe jemi në stinën e dimrit dhe kemI menduar se nëse ia lëmë emrin Bora do na gëzoj me borë”, tha Uka.

Mehmet Gashi, tha se ai së bashku me të shoqen ia kanë lënë emrin djalit Orges. Sipas tij, ky emër është nga fisi Ilir dhe nuk është shumë i shpesh.

“Kemi vendos me shoqen së bashku që t’ia lëmë emrin Orges, kam dëgjuar një herë për këtë emër dhe kemi parë që është i rrallë dhe emër i ri… ka kuptim, ka prejardhje ilire”, tha Gashi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara