Vit i humbur për Kuvendin e Kosovës

30.12.2015 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vit i humbur për Kuvendin e Kosovës

Instituti Demokratik i Kosovës, organizata e vetme joqeveritare e cila monitoron punën e Kuvendit të Kosovës, ka konstatuar se viti 2015 ka qenë një vit joefektiv për Kuvendin dhe nuk ka arritur që të përmbush agjendën legjislative, ashtu siç ishte paraparë.

Kuvendi i Kosovës deri në fund të vitit 2015 ka arritur të realizojë vetëm 34 për qind të punës legjislative.

Në një konference për media, Albert Krasniqi tha para gazetarëve se viti 2015 për Kuvendin, ka qenë vit i karakterizuar me polarizime të skajshme ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë, që rezultuan me krizën më të madhe politike në vend.

Kundërshtimi i marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, kanë qenë pikat kulmore të kësaj përplasje, tha Krasniqi.

“Përmbushja e ulët [e agjendës] që ka ndodhur deri në fund të vitit, nuk është krejt rezultat i krizës politike që pasoj në sesionin vjeshtor, por kjo krizë e ka përcjellë Kuvendin qysh në fillim të kësaj legjislature”, shtoi ai.

Sipas të dhënave nga Instituti Demokratik i Kosovës, Kuvendi gjatë vitit 2015 ka miratuar 47 projektligje nga gjithsej 138 të parapara.

Nga ligjet e miratuara, 13 kanë qenë ligje të sjella për plotësim nga Qeveria. Në procedurë të komisioneve parlamentare kanë mbetur në shqyrtim edhe 24 projektligje, kurse 67 projektligje tjera nuk janë iniciuar fare.

Krasniqi tha se mungesa e transparencës së Qeverisë se Kosovës ndaj Kuvendit, në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë, dhe nënshkrimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, pati për pasojë bllokimin e jetës parlamentare përgjatë gjithë sesionit vjeshtor.

Ai tha se deputetët opozitarë kanë penguar mbajtjen e seancave plenare me përdorimin e gazit lotsjellës në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Sipas tij edhe pse kishte kontrolle të shtuara në hyrje të Kuvendit nuk është arritur të parandalohet futja e gazit lotsjellës në ambientet e brendshme, gjë që përbën dështim të institucioneve të sigurisë.

“Prania e Policisë së Kosovës ka qenë e tepruar në ambientet e Kuvendit dhe jashtë asaj që kemi parë deri tash, ka qenë një lloj militarizimi i Kuvendit”, tha Krasniqi.

Albert Krasniqi i cili është menaxher i projekteve në KDI, tha se ndikimi i ekzekutivit në legjislativ ka vazhduar gjatë gjith vitit.

“Qeveria ka pas ndikim të shtuar në punën e Kuvendit si në emërime të cilat janë bërë, ne diktimin e seancave plenare, duke kërkuar seanca të jashtëzakonshme përkundër që Kuvendi kishte vendosur që të mos mbaj seanca deri sa nuk garantohet një siguri më e madhe prej deputetëve që e kishin paraqitur edhe përmes formës së shkruar ne kryesi të Kuvendit”, tha Krasniqi.

Mosefikasiteti i punës në Kuvendin e Kosovës, do të ketë efekte negative në shumë drejtime, deklarojnë përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë. Ata konsiderojnë se pasojat nga mosfunksionimi i Kuvendit, do t’i bartin drejtpërdrejtë qytetarët e vendit.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Naim Rashiti, analist në Grupin Ballkanik për Politika, pati thënë se me mosfunksionimin e Kuvendit dhe rrjedhimisht nga mosmiratimi i ligjeve, pëson shteti, në përgjithësi.

“Janë hapa prapa ose cenime të konsolidimit të institucioneve. Kjo vjen si rrjedhojë e krizës së vitit të kaluar, nuk buron nga tash. Pastaj janë çështjet legjislative që kanë të bëjnë direkt me jetën e qytetarëve. Agjenda e Kuvendit ka paraparë kalimin e 132 ligjeve”, është shprehur Rashti, transmeton rel.

Kuvendi i Kosovës sidomos gjatë sesionit vjeshtor kishte hyrë në një prej periudhave më të vështira të funksionimit, ndërkohë që raportet politike ndërmjet pushtetit dhe opozitës vazhdojnë të jenë të tensionuara.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: Do ta ndaja një pjesë të jetës për të të zëvendësuar, Baca Jakup

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: Do ta ndaja një pjesë të jetës për të të zëvendësuar, Baca Jakup

Kapet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet e para për rastin

Kapet një polic në Kllokot, IPK zbulon dyshimet e para për rastin

Në ditën e tretë, Jakup Krasniqi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Prishtinë

Në ditën e tretë, Jakup Krasniqi përfundon vizitën në shtëpinë e tij në Prishtinë

Mblidhet PDK, Çitaku: Javën e ardhshme vijnë strategjia shtetërore për apelin dhe iniciativa e re ligjore për Specialen

Mblidhet PDK, Çitaku: Javën e ardhshme vijnë strategjia shtetërore për apelin dhe iniciativa e re ligjore për Specialen

Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira

Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira

Kurti: Bashkëpunimi me sektorin privat, domosdoshmëri ekonomike e shtetërore

Kurti: Bashkëpunimi me sektorin privat, domosdoshmëri ekonomike e shtetërore

Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor

Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor

Presidentja takohet me ambasadoren suedeze, flasin për sundimin e ligjit

Presidentja takohet me ambasadoren suedeze, flasin për sundimin e ligjit

Tre persona dënohen me nga 7 vjet burgim për trafikim të narkotikëve në Prishtinë, dy të tjerë lirohen nga akuza

Tre persona dënohen me nga 7 vjet burgim për trafikim të narkotikëve në Prishtinë, dy të tjerë lirohen nga akuza

Musliu-Shoshi për buxhetin e 2027-s: Qytetarët duan projekte, jo shifra e premtime

Musliu-Shoshi për buxhetin e 2027-s: Qytetarët duan projekte, jo shifra e premtime

Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

Lista Studentore synon t’i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

Raporti i UNICEF-it: Fëmijët në Kosovë ushqehen me produkte jo të shëndetshme, pijet energjike shqetësim në rritje

Raporti i UNICEF-it: Fëmijët në Kosovë ushqehen me produkte jo të shëndetshme, pijet energjike shqetësim në rritje

Haxhiu prezanton projektplanin e Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030

Haxhiu prezanton projektplanin e Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030

Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë

Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë

Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat

Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat