Mustafa: Nuk e kemi ndërmend as të japim dorëheqje e as të shkojmë në zgjedhje

30.12.2015 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mustafa: Nuk e kemi ndërmend as të japim dorëheqje e as të shkojmë në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk e ka ndërmend që të japë dorëheqje nga posti i tij e as nuk do të ketë zgjedhje të reja.
Në një konferencë për media që ka mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë, Mustafa tha se koalicioni me PDK-në është shumë i fortë dhe se as nuk do të japë dorëheqje e as nuk do të ketë zgjedhje të reja.

Këto deklarata Mustafa i tha duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me kërkesën e opozitës për dorëheqjen e tij. Ai tha se opozita duhet të japë dorëheqje nga dhuna dhe hedhja e gazit në Kuvend sepse në një vend demokratik nuk ka vend për përdorim të mjeteve të dhunës.

“Nuk e kemi ndërmend as të japim dorëheqje e as të shkojmë në zgjedhje, dhe vetëm qytetarët me vullnetin e tyre mund ta kërkojnë këtë, e opozita me 31 deputetë në Kuvend nuk mund të implementojë kushte dhe as ultimatume karshi vullnetit të qytetarëve”, tha Mustafa, raporton KP.

Kryeministri tha se e ka vështirë të parashikojë 9 janarin ku pritet që opozita të mbajë një protestë gjithëpopullore por tha se beson tek qytetarët sepse ata gjithmonë janë treguar të matur.

“Tani për ne është e rëndësishme të punojmë më shumë dhe qytetarët mund të vendosin në zgjedhjet e 2018 por zgjedhje të mëhershme nuk do të ketë. Përmes tubimeve është parë që opozita nuk e ka përkrahjen e duhur dhe kjo është parë nga tubime që janë bërë deri më tani ku janë parë se ka numër të kufizuar të përkrahjes dhe kjo pres të ndodh edhe me 9 janar. Nuk e di çfarë kërkon tjetër opozita”, tha Mustafa.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun