Beogradi do “Vatikan serb” në Kosovë

29.12.2015 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Beogradi do “Vatikan serb” në Kosovë

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq dhe patriarku Irinej kanë biseduar dje në Patrikanë për mundësinë që pozitës së Kishës ortodokse serbe në Kosovë t’i propozohet modeli i Vatikanit.

Takimi i tyre është mbajtur në vlugun e përgatitjeve për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, e sipas paralajmërimeve të ekipit negociues serb, njofton gazeta “Novosti” e Beogradit, Qeveria serbe për rundin e ri të negociatave ka ndër mend ta paraqesë pikërisht çështjen e statutit të Kishës Ortodokse serbe (KOS) dhe të pasurisë së saj në Kosovë, transmeton Koha.net.

Nga Patrikana është kumtuar se kryetari dhe patriarku kanë shqyrtuar çështje të Kishës dhe të popullit në Kosovë me “me vështrim të posaçëm të perspektivës që mund të pritet pas hapjes së kapitullit 35 në negociata me BE-në”.

Nikoliq në platformën e vet të parë për Kosovën, para tre vjetësh kishte paraparë që KOS në kuadër të autonomisë esenciale të Kosovës, të ketë pozitën e Kishës Katolike, përkatësisht të Vatikanit, ndaj Italisë.

Atëbotë KOS e kishte refuzuar këtë propozim, pasi kishte pasur interpretime se raporti ndaj organeve kosovare të pushtetit ishte paralajmërim i njohjes së pavarësisë së Kosovës. Në vend të kësaj, kisha joformalisht kishte propozua garanci ndërkombëtare për statusin dhe pasurinë e saj në Kosovë.

Ky propozim,nëse nuk ndryshohet, duhet të jetë platforma për bisedimet e ardhshme në Bruksel, temë e të cilave duhet të jetë pozita e Kishë serbe.

KOS atëbotë e kishte refuzuar modelin e Vatikanit duke konsideruar se as ky shembull nuk ishte adekuat me situatën në të cilën gjendet Argjipeshkvia Rashkë –Prizren në Kosovës. Vatikani, Italia dhe qyteti Roma nuk janë të rënduara me të kaluarën, me konflikte nacionaliste dhe me dallime fetare siç ka në Kosovë.

Për Kishën, për këtë shkak, më i pranueshëm do të ishte autoriteti i BE-së ose i KB-së që do të ishin mbështetje për definimin e statutit, pasurisë dhe të misionit të Kishës pa kontakte të drejtpërdrejta me autoritetet në Prishtinë dhe arritjen e çfarëdo marrëveshjeje .

Duke arsyetuar modelin e Vatikanit si zgjidhje, këto në Beograd po theksohet se nuk do të thotë qp KOS të ketë statusin e shtetit në Kosovë, por ajo duhet t’i paraqesë qëndrimet e veta dhe të bsieodjë me Prishtinën dhe nga ajo nuk varet
Dokumenti që rregullon marrëdhëniet e Italisë me Selinë e Shenjtë është nënshkruar në vitin 1929 dhe ai njihet si “Marrëveshja Laterane” (sipas pallatit ku u nënshkrua).

Italia me këtë marrëveshje ka njohur pavarësinë e Selisë së Shenjtë mbi rajonin e Shtetit të Qytetit të Vatikanit i cili u bë subjekt i posaçëm i të drejtës ndërkombëtare. Me marrëveshje është rregulluar edhe pozita e Kishës Katolike në Itali si dhe ujdia lidhur me kërkesën e Selisë së Shenjtë për humbjen e pasurisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun