Tetova ka shënuar rekordin më të ri dhe ka kaluar nivelin maksimal të matësit të ndotjes së ajrit.
Grafikoni në faqen e ministrisë së Ambientit në Maqedoni kaloi maksimumin e 1000 mikrogram PM10 për metër kub, raporton Koha.net. Programi që tregon të dhënat e ndotjes kur ju afrua këtij niveli u ndërpre pasi nuk kalon numrat treshifror. Në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta nga OJQ-të dhe lëvizjet qytetare.