Qeveria s’i ‘lëviz’ shefat e tenderëve

E publikuar: 29/12/2015 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mesin e katër pikave kyçe që i ka përcaktuar Komisioni Evropian (KE) për Kosovën, që të përqendrohet në periudhën e mbetur të dialogut për liberalizimin e vizave, ka qenë edhe sigurimi i pavarësisë operacionale të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP) dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP). Autoritetet të këtyre dy institucioneve kanë thënë se janë duke u bërë ndryshimet e nevojshme.
Por, megjithëkëtë, kreu i OSHP-së, Hysni Hoxha, tashmë ka tri aktakuza të konfirmuara për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe nuk do të tërhiqet, derisa synon që të plotësohet numri i anëtarëve të Bordit të këtij institucioni që është në deficit prej dy vjetëve.
Nga ana tjetër, anëtari i bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Bajram Zogiani, pavarësisht se po i mbush gati një vit që gjendet në paraburgim, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në rrjetin e shërbimeve seksuale dhe se ka kryer marrëdhënie me të mitur, ai vazhdon të gëzojë pagën.
Kryetari i OSHP-së ka thënë se institucionet përkatëse janë në fazën e përzgjedhjes së dy anëtarëve të Bordit.