Vetëvendosje sulmon me vezë Memli Krasniqin (Video)

28.12.2015 18:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vetëvendosje sulmon me vezë Memli Krasniqin (Video)

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, sapo është sulmuar me vezë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes

Raportohet se si pajojë e këtij sulmi ndaj ministrit Krasniqi, ka ndërhyrë sigurimi i tij dhe është përleshur me këta aktivistë, ku menjëherë ka ardhur policia dhe ka prangosur ata. Sulmi ka ndodhur afër lokalëve në rrugën “Rexhep Luci”.

Edhe Vetëvendosja e ka bërë publik sulmin:

“Të hënën, në datën 28 dhjetor 2015, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë gjuajtur me vezë zëvendëskryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.

Memli Krasniqi, aktualisht Ministër i Bujqësisë në qeverinë e Isa Mustafës, është një prej mbrojtësve më të zellshëm të veprimeve kundër-kushtetuese të qeverisë. Ai ka mbrojtur marrëveshjet kriminale të nënshkruara nga qeveria, dhe ka justifikuar veprimet e dhunshme të cilat pushteti i ka ndërmarrë ndaj aktivistëve dhe deputetëve të opozitës.

Përndryshe, Memli Krasniqi si Ministër ka dështuar në çdo politikë të ndihmës ekonomike, të subvencionimit, apo të planifikimit zhvillimor për sektorin e bujqësisë, i cili është një prej sektorët e lënë pas dore edhe pse potencialin zhvillimor e ka të madh.

Për arsye të servilizmit të tij ndaj “shefave të mëdhenj”, për arsye të korrupsionit e të klientelizmit që e shoqërojnë këtë ministër kudo që shkon, si në Ministrinë e Kulturës ashtu edhe në Ministrinë e Bujqësisë, ai e meriton protestën e aktivistëve, dhe i meriton tërësisht vezët. Asnjë zyrtar i lartë i kësaj qeverie kriminale nuk do të mund të qëndrojë rehat, larg protestës së opozitës.

Gjatë zhvillimit të këtij aksioni gjashtë ose shtatë truproja të Memli Krasniqit kanë rrahur në mënyrën më brutale e më çnjerëzore, pa asnjë të drejtë, aktivistin Egzon Azemi.

Dëshmitarë të kësaj rrahje u bënë shumë qytetarë, që kanë qenë duke kaluar në atë kohë në Rrugën “Rexhep Luci”. Më pas Egzon Azemi është dërguar në polici.

Egzon Azemi ka ushtruar një të drejtë themelore si qytetar, atë të protestës, dhe për këtë arsye askush nuk ka të drejtë ta privojë nga liria apo ta arrestojë. Kërkojmë menjëherë lirimin e aktivistit Egzon Azemi, dhe respektimin e të drejtave të tij.

Po ashtu, kërkojmë nga policia evidentimin dhe arrestimin e menjëhershëm të personave që e kanë rrahur aktivistin Egzon Azemi, të cilët janë truproja të Memli Krasniqit. Nuk guxojmë kurrë të lejojmë që truprojat “të bëjnë ligjin” në vendin tonë.”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës