Serbët në institucionet e Kosovës nuk e përkrahin formimin e Ushtrisë

28.12.2015 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbët në institucionet e Kosovës nuk e përkrahin formimin e Ushtrisë

Ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës Dalibor Jevtiq ka thënë se serbët në institucionet e Kosovës nuk do ta përkrahin formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Ne për këtë temë kemi folur disa herë dhe kemi theksuar se ne nuk do ta përkrahim asnjë iniciativë të tillë. Po të kishim qenë të gatshëm të përkrahnim këtë iniciativë, kjo tashmë do të ishte vënë në rendin e ditës të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Jevtiq në një intervistë për TV Herc të Shtërpcës, transmeton Koha.net.
“Konsiderojmë, ka thënë ai, se disa tema janë më të rëndësishme sesa formimi i Ushtrisë së Kosovës dhe mendoj se shoqëria kosovare duhet të merret me çështjen ekonomike dhe me gjithë atë që i mundon qytetarët e Kosovës”.
Jevtiq ka thënë se për këtë çështje nuk flet askush nga serbët në Qeverinë e Kosovës dhe se kjo nuk është prioritet për serbët, dhe ne, ka shtuar, kemi thënë se përgjithësisht nuk mund ta përkrahim këtë iniciativë.
“Kjo është gjëja e fundit që kemi thënë ne për idenë e formimit të ushtrisë së Kosovës”, ka theksuar Jevtiq.
Ai ka folur edhe për formimin r Asociacionit të Komunave serbe duke theksuar se formimin e tij pret në gjysmën e parë të vitit që vjen.
Jevtiq mendon se në vitin 2016 nuk do të ketë zgjedhje në Kosovë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës