Kosova s’mund të përfitojë pa ndryshuar qasjen në ekonomi

E publikuar: 27/12/2015 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kosovë, përfaqësues të bizneseve thonë se me gjithë arritjet, ekonomia e vendit ende do të vazhdojë të përballet me vështirësi.

Ata thonë se rritja aktuale ekonomike është e dobët dhe veçojnë faktin se me gjithë hapjen e tregut me Shtetet e Bashkuara dhe atë të Bashkimit Evropian, Kosova nuk mund të përfitojë pa ndryshimin e qasjes ekonomike.