Nikolic: Milloshevic na ka treguar se çka është “kur ju rrëshqet Kosova”

27.12.2015 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nikolic: Milloshevic na ka treguar se çka është “kur ju rrëshqet Kosova”

Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq sot në një intervistë ka thënë se Sllobodan Millosheviqi e ka ditur më së miri se çka do të thotë “kur na rrëshqet Kosova”.
Nikolliq, në bisedë për procesin e anëtarësimit në BE dhe çështjen e kapitullit 35 ka thënë se i ka paralajmëruar të gjithë për një pozicion të vështirë sepse do të mbyllet me një dokument detyrues, qysh në momentin kur kanë filluar bisedimet më Kosovën, transmeton Koha.net.

Ai tha se kur janë hapur kapitujt ka thënë se nuk ka qenë koha për eufori dhe festime.
“Unë nuk kam thënë se nuk duhet festuar dhe kam qenë pjesë e festës së organizuar nga qeveria jonë, por i kam paralajmëruar të gjithë, përfshirë edhe popullin serb për këtë situatë. U kam thënë se mund të punojnë shumë mirë, por nëse diçka rrëshqet tek Kosova, atëherë atë e ka ndjerë më së miri Sllobodan Millosheviq. Nëse juve ju rrëshqet, atëherë askush nuk do të llogaritë tek ju dhe nuk do t’ju japë meritë”, ka thënë Nikolliq.
Ai ka qenë shumë kritik me ekipin negociator të Serbisë, pasi ka thënë se asnjë pikëpamje të tij nuk e kanë marrë parasysh. Marko Gjuriq, tha Nikolliq, e lajmëron atë për të rejat, por që ky nuk i jep asnjë instruksion.
“Nuk jam i përfshirë direkt në negociata, edhe pse kjo ishte e nevojshme. Në bazë të Kushtetutës sonë nuk mund ta përfaqësoj Serbinë në politikë të jashtme dhe politika e tyre është e ndryshme nga pozita ime”, ka thënë Nikolliq.
Ai përmendi edhe Kishën Ortodokse Serbe, të cilën ai ka thënë se ka qenë i pari që ka thënë se vota në UNESCO do të ndikojë në statusin, pasurinë dhe mbijetesën e Kishës Ortodokse Serbe. Nikolliq zgjidhje për këtë çështje e ka gjetur tek një autonomi të lidhur me Vatikanin dhe Romën, e jo të varet nga Prishtina.
Krejt në fund ai ka zbuluar se nuk do të kandidojë për president të Serbisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës