Ahmeti flet për dallimin në mes të “s’mundet, s’bëhet” dhe “mundet e bëhet”

27.12.2015 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ahmeti flet për dallimin në mes të “s’mundet, s’bëhet” dhe “mundet e bëhet”

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kur Isa Mustafa flet për Prishtinën e di se aty shpërfaqet dallimi kryesor në mes te koncepteve të qeverisjes.

Ahmeti ka thënë se ai nuk përmend as çerdhet, as tregun e prodhimeve vendore, as vendet e punës e as rrugët e ndriçimin.

“Por e ka një temë e cila e frikëson më shumë se të gjitha. Është dallimi në qasjen ndaj korrupsionit, parregullsive, nepotizmit”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti është kthyer dy vjet më parë, kur ishte në balotazh me Mustafën, dhe kishin intervistat me gazetarë e analistë ndarazi në KTV.

Ka parafrazuar këtë bisedë:
Njëri prej gazetarëve ja shtroj këtë pyetje Mustafës:
– A jeni në dijeni se një prej ndërtesave më të mëdha në Prishtinë (ja përmend emrin e ndërtesës) është pa leje?
– Mund të jetë pa leje ose me leje
– Jo jo ne e dijmë se është pa leje
– Mund të jetë, unë nuk e kam regjistrin

“Kështu përfunduam me 46 mijë e ndërtimet pa leje ishin standard. Nuk ishte puna vetëm e mosditurisë për lejet por edhe e përfshirjes në to”, ka thënë Ahmeti.

Një natë më vonë isha unë me analistët. Pyetja ishte:
– A do ti ndalni ndërtimet pa leje?
– Po
“Vërejta një mosbesim tek gazetarët me një buzëqeshje. E kuptova atë natë e edhe sot e kuptoj se dukej e pamundur. Diçka që nuk mund të bëhej. Por Vetëvendosje e bëri. Sot nuk përmendet fare sepse është bërë normal ndërtimi me leje ndërsa ndërtimet pa leje janë anomali. Pra kemi dallimin edhe atëherë edhe sot në mes të s’mundet dhe mundet. Storiet e korrupsionit janë normale për të. Nuk janë normale për neve. Storiet e nënshtrimit janë normale për të. Nuk janë normale për neve. E shumë e shumë shembuj të tjerë. Edhe atëherë përbuzte nderin, punën dhe argumentin e të tjerëve. Atëherë humbi dhe Prishtina mund të shihte ndryshe. Edhe Kosovës i duhet të sheh ndryshe”, ka thënë Ahmeti. “Jo përmes syzeve të ‘s’mundet e s’bëhet” tek ato të “mundet e bëhet’. Ne mundemi ta luftojmë korrupsionin. Ne mundemi të kemi zhvillim. Ne mundemi të kemi shtet normal. Ne mundemi të jetojmë të barabartë”, ka shtuar më tej ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës