Ahmetit i pëlqen ideja e frontit të përbashkët opozitar për zgjedhje të reja

27.12.2015 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ahmetit i pëlqen ideja e frontit të përbashkët opozitar për zgjedhje të reja

Shpend Ahmeti ende nuk e ka sqaruar se pse i tepruan 20 milionë euro nga buxheti i Komunës. Ai ende po vazhdon të merret me pushtetin qendror. Së fundmi, ai ka thënë se i pëlqen ideja që opozita të bëhet bashkë për zgjedhjet e reja
Situata në Kosovë, sipas kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti nuk është fare e mirë. Gjendja e këtillë nuk i duhet asnjë qytetari që jeton në këtë vend. Kështu nuk mund të shkohet as në vitin e 2016, edhe pse fillimi i tij po shihet të jetë i tillë.

Këtë situatë, sipas Ahmetit, e sollën personat që tani janë në krye të vendit. Me ta Shpend Ahmeti, që i takon një partie në opozitë (Vetëvendosjes) nuk e ka ndërmedn të dialogojë.

Ai ashtu si edhe partia e tij, por edhe dy partitë tjera opozitare Nisma dhe AAK, kërkojnë tërheqjen e nënshkrimeve, referendum ose zgjedhje të reja.

Ahmeti thotë se thirrjet e pozitës për të dialoguar janë vetëm sa për fotografi, sepse këto të fundit kurrë nuk kanë përmendur se do t’i tërheqin nënshkrimet nga marrëveshjet.

“Dialogu bazohet në një mirëkuptim. Në qoftë se ata thonë se nuk mund të tërhiqemi nga marrëveshjet, por hajde uluni. Çka është kjo. Për të dalë në fotografi apo me të vërtet ka një reflektim. Në qoftë se është reflektimi se do t’i pezullojnë marrëveshjet, do të shkojmë drejt zgjedhjeve ose hajde po e qesim në referendum dhe të merremi vesh si po e vendosim në referendum. Këto janë çështjet për të cilat mund të diskutojmë. Mirëpo, vetëm sa për sy e faqe, hajde të ulemi edhe të dukemi që po dialogojmë, nuk ka kuptim. Ideja është që sa më shpejt të ketë reflektim se përndryshe mbetet situata e njëjtë”, thotë Ahmeti.

Ky reflektim, porosit Shpend Ahmeti, të mos shihet si fitore e Qeverisë apo opozitës, por si fitore e Kosovës karshi Serbisë.

Duke pasur parasysh edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Ahmeti thotë se Kosova ka dhënë koncesione të pafundme e nuk e mori as Liberalizimin e as pranimin në UNESCO.

Në krejt këtë situatë Kosova del të jetë humbëse sipas Shpend Ahmetit, i cili mendon se “Qeveria nuk ka përfituar nga kjo situatë për ta bërë Kosovën më mirë”.

Ai kërkon që të ndalohet dialogu dhe t’i bëhet me dije edhe Brukselit se kështu nuk mund të vazhdohet më.

“Nevojitet komplet një ridefinim i relacioneve tona me Serbinë. Se kjo nuk ka të bëjë as me kundërshtimin ndaj ndërkombëtarëve. Ka të bëjë me kundërshtimin ndaj Serbisë. Neve po na quajnë ISIS, çdo gjë që bën mund ta bëjë, Serbia e bën. Çdo letër që mundet me dërgu e dërgon dhe në fund po flasim për normalizimin e marrëdhënieve që mendoj se nuk është fer ndaj Kosovës dhe ndaj neve që jetojnë këtu. Këtë po e them se duhet ta shikojmë më shumë se si të fitojmë ndaj Serbisë si Kosovë, e jo Qeveri – opozitë e të mundohemi të fitojmë një hap këtu e një hap atje”, thotë Ahmeti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës