Ish kryetari i LDK-së për Gjermanin, Hafiz Gagica, i ka kërkuar kryeministrit, Isa Mustafa të jap dorëheqje nga kreu qeverisë dhe udhëheqja LDK-së, ngase sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin e ka dëshmuar se Mustafa ka shkelur Kushtetutën. Gagica në një postim në Facebook, i lutet Mustafës që aktin e dorëheqjen ta bëjë të paktën për Kosovën nëse jo për moralin burrnor.
Ja reagimi i plotë i Gagicës:
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shumë i qartë!
Me këtë vendim, argumentohet se ti, Isa Mustafa nuk ke më asnjë të drejtë (ligjore se atë morale se ke pasur kurrë) të qëndrosh në krye të Qeverisë dhe të LDK-së.
Nuk të ka mbetur asnjë mundësi e malverzimeve të mëtejme si kryeministër shteti e as si kryetar i një parite si LDK-ja, e cila i vuri bazat e demokracisë, lirisë dhe shtetit të Kosovës.
Për ti vu kapakun gjithë këtij paradoksi pseudoudhëheqjeje, është çasti i fundit që të bësh veprimin e vetëm të arsyeshëm gjer me tani: të largohesh dhe të tregosh se bile pak të ka mbetur deri te e mira e vendit që bashkarisht me koalicionistët e tu e sollët në fund të pusit.
Bëje një veprim të tillë në se jo për moralin burrnor, bëje për Kosovën. Ajo e meriton, më në fund të frymojë e lirë si të gjitha shtetet tjera demokratike.
Isa Mustafa, ik!