Shpend Ahmeti Kërkon dorëheqjen e Qeverisë

E publikuar: 25/12/2015 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk mjafton vetëm dorëheqja e Ekzekutivit të udhëhequr nga Isa Mustafa.
Këtë reagim, Ahmeti e ka bërë duke komentuar deklaratën e Ivica Dacicit, i cili ka thënë se kurrë Serbia s’do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Komentet të tilla, sipas Ahmetit, po vijnë prej një Qeverie raciste e fashiste të instaluar në Beograd.
Ai përmes një statusi në Facebook shprehet:
“E pastaj dialog? Përmirësim të marrëdhenieve? Kjo qeveri serbe është ksenofobe, jo qytetarët e Kosovës. Ne kërkojmë vetëm barazi e drejtësi, se fashizmi e racizmi janë në qeverinë e Beogradit. E qeveria jonë është e pashpresë në këtë drejtim. Dorëheqja nuk mjafton!”