Isufi: Detyrimisht me te gjitha format, kemi me detyrue kete Qeveri me dhane doreheqje (Video)

E publikuar: 24/12/2015 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“U vertetue ajo per te cilen na jemi angazhue”, tha i ftuemi ne emisionin Rrokum Roll, nenkryetari i AAK’s, Ahmet Isufi.

“Ose kane qene te pavetedijshem kur e kane nenshkrue marreveshjen, ose kane qene te shantazhuem, por na besojme se keta absolutisht s’e kane sensin e te sjellunit si burreshtetas”, tha Isufi.

Ahmeti tha se beson qe kane qene te shantazhuem per shkak te landeve te akumulueme.

“Ne momentin kur ata thane se po bajne normalizimin e marredhanieve me Serbine, u disktue per territorin e Kosoves edhe krijimi i ‘Zajednices’. Derisa kryeministri serb pershendet n’anglisht, ky jarani pershendet ne gjuhen serbe”, tha Ahmeti tue ju referue Kryeministrit Mustafa.

Simbas tij, me krijimin e Asociacionit te Komunave me shumice serbe, kane dashte me ba etnitet te veçante me rol egzekutiv.

“Na i bajme thirrje me pa vete çka ka ba ne nji vit”, tha Ahmeti.

Simbas tij, investitoret e huej nuk kane investue ne Kosove, sepse qysh tha ai, e kane pa qe kane te bajne me nji ‘bande’. Ne pyetjen e moderatorit Jupolli se kujt po i drejtohet me fjalen ‘bande’, Ahmeti tha  “koalicionit”.

“Kjo Qeveri e ka pa insistimin tone te paluhatshem se s’ka me pase normalitet ne Kuvend pa pase edhe ne Kosove. Ky popull nuk lejon ma qe dikush me okupue”, nenvizoi ai, tue shtue se keto marreveshje rane n’uje dhe jane rrxue.

“Per shkeljet qe i kane ba ne Kushtetute, duhet me dhane doreheqje”, tha ai. 

Edhe njihere Ahmeti e perseriti qe s’ka me pase normalitet pa terheqjen e marreveshjeve, e nese s’bahet kjo, Ahmeti tha se kane me organizue protesta e demonstrata per largimin e Qeverise.