A mund të çojë vendimi i Gjykatës drejt rinegociimit marrëveshjen?

24.12.2015 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
A mund të çojë vendimi i Gjykatës  drejt rinegociimit  marrëveshjen?

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës , që përmban konstatimin se parimet e përgjithshme të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën Kushtetuese, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë të enjten, në mbledhjen e qeverisë, se lidhur me Asociacionin, puna e qeverisë do të vazhdojë sipas udhëzime të kësaj gjykate.
“Ne tani do të vazhdojmë, ashtu siç ka udhëzuar Gjykata Kushtetuese, me dekretin e qeverisë, i cili do t’i shkojë Gjykatës Kushtetuese, me statutin mbi të cilin ne kemi interes që të kemi përfaqësues dhe ekspertë ndërkombëtarë, ekspertë të brendshëm dhe nga opozita”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin e Gjykatës Kushtetuese dhe udhëzimet e paraqitura në arsyetimin e aktgjykimit dhe mbetet e përkushtuar për të përmbushur detyrimet ligjore dhe kushtetuese, përballë marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Qeveria siguron se i tërë procesi dhe çdo akt juridik për të finalizuar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe do të bëhet duke u bazuar dhe respektuar konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese, të paraqitura në arsyetimin e aktgjykimit”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese janë hequr te gjitha dilemat lidhur me siç e ka quajtur ai, fazën e ndërmjetme, të procesit, raporton Evropa e Lirë.

Sipas tij, tashmë është e rëndësishme që gjatë përpilimit të statutit të Asociacionit dhe akteve tjera juridike, të punohet me këmbëngulësi në frymën e Kushtetutës.

“Tanimë i gjithë spektri politik kosovarë duhet t’i marrë të gjitha përgjegjësitë në bazë të këtij vendimi dhe ta japë kontributin për fuqizimin e këtij procesi. Në të njëjtën kohë, ky proces të mos politizohet, por të respektohen aktet juridike”, ka theksuar Thaçi.

Në anën tjetër, lidhur me vendimi e Gjykatës Kushtetuese, të ditës së mërkurë, kanë reaguar edhe autoritetet serbe.

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka thënë se Beogradi pret që marrëveshja mbi Asociacionin për komunat e banuara me shumicë serbe, e arritur në Bruksel më 25 gusht të vitit 2015, të zbatohet në tërësi.

Sipas tij, për Serbinë, ka thënë ai, e vlefshme është vetëm marrëveshja e 25 gushtit.

“Presim dhe kërkojmë zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Gjuriq, për televizionin shtetëror serb, RTS, duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar, që pa zvarritje, të sigurojë zbatueshmërinë e kësaj marrëveshjeje, respektimi i së cilës, sipas tij, “është e vetmja mënyrë për të vazhduar me normalizimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

Por, njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, vlerësojnë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të çojë deri te rishikimi apo rinegocimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit, marrëveshje kjo që u arrit me 25 gusht 2015.

Naim Rashiti, analist në Grupin Ballkanik për Politika, thotë për Radion Evropa e Lirë, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, megjithatë, nuk ka përcaktuar rrugën se si do të bëhet rishikimi i marrëveshjes.

“Vendimi konstaton se shumica nga pikat e parimeve bien ndesh me frymën e Kushtetutës, kështu që qeveria do të detyrohet që ta rishikojë në tërësi marrëveshjen për parimet”.

“Gjykata Kushtetuese nuk e ka thënë rrugën se si duhet të bëhen këto veprime, por qeveria e ka të pamundur që t’i bëjë këto ndryshime dhe këto riparime në procesin e mëtutjeshëm, pa i ndryshuar parimet për themelimin e Asociacionit. Kështu që, kjo është barrë mbi qeverinë”, ka thënë analisti Rashiti.

Ai ka shtuar se marrëveshja duhet rinegocuar në Bruksel, me Serbinë, si dhe të adaptohet duke u bazuar në vendimin e Gjykatës kushtetuese.

“Nuk mund të bëhen marrëveshje tjera në frymën e rikuperimit, sepse këto janë parimet kryesore. Për ta lehtësuar procesin më tutje, parimet duhet të ndryshohen, të rinegociohen, të adaptohen dhe të përputhen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Rashiti.

Fisnik Korenica, analist nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se është shumë e rëndësishme që vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka gjetur se parimet që ndërlidhen me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, janë anti-kushtetuese.

Por, sipas tij, kjo gjykatë nuk e ka çuar deri në fund argumentimin e saj.

“Nuk e bën anulimin e marrëveshjes së dytë, çfarë unë besoj se do të duhej ta bënte. Kjo, natyrisht, është reflektim i faktit që, megjithatë, gjykata ka ndjekur, në fund të fundit, një logjikë të balancuar edhe politike, për faktin se nuk e anuloi, por thjeshtë e konstatoi që parimet janë kundër kushtetuese”.

“Nuk e anuloi marrëveshjen që efektivisht i prodhonte këto parime në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, e që ishte marrëveshja e dytë për Asociacionin”, deklaroi Korenica.

Analisti Korenica, vlerëson se tashmë barra e vendimit të Gjykatës Kushtetuese qëndron mbi pushtetin në Kosovë.

“Tash topi është te pushteti në skenën politike, që ata të jenë të vetëdijshëm që një marrëveshje që në tërësinë e saj shkel frymën dhe shkronjën e Kushtetutës, të anulohet dhe të rinegociohet”, shtoi ai.
Interpretimi i kushtetutshmërisë së Marrëveshjes së 25 gushtit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, është kërkuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, më 30 tetor.

Kjo kishte ndodhur, pasi partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, e kanë cilësuar si anti-kushtetuese marrëveshjen dhe në kërkim të shfuqizimit të saj, kanë bllokuar prej rreth tre muajsh punimet në Kuvendin e Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

“…Për shkak të zgjedhjeve”, Artan Behrami reagon pas raportimeve për shtyrjen e shpalljes së vendimit nga Haga

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Avokati Luka Misetic konfirmon se shpallja e verdiktit për Thaçin dhe të tjerët është shtyrë për 20 korrik

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami e Hoti munguan në mbledhje, ish-deputetja tregon arsyen e saj

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump: ShBA po bën marrëveshje të jashtëzakonshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Rikthimi i Osmanit në LDK, Avdyli: Ku është Vjosa, jam edhe unë

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

MINTI intensifikon kontrollet në tregun e produkteve të qumështit, paralajmëron masa ndëshkuese

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

Musliu-Shoshi: Ambicia e Kurtit për pushtet absolut e çoi vendin në zgjedhje

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së: Armëpushimi me Iranin ende nuk ka mbaruar

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti: Kosova e para në Evropë me njohje nga CHEA

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV-ja fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

949 qendra votimi në 38 komuna, publikohet lista preliminare me mbi 2 milionë votues për zgjedhjet e 7 qershorit

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, Specialja refuzon dëshminë e dëshmitarit të dytë të ZPS-së

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

Zgjedhjet e parakohshme, edhe dy ditë afat për zyrtarizim të koalicioneve

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK sot shqyrton bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit