Guardiola më i paguari në histori

24.12.2015 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Guardiola më i paguari në histori

Pep Guardiola te Manchester City. Konfirmimi vjen nga shtypi gjerman që zbulon detajet e marrëveshjes së trajnerit katalanas me klubin anglez. Sipas revistës “Spiegel” dhe gazetës “Bild”, palët kanë arritur marrëveshjen për zhvendosjen e Guardiolës në Premier League edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar. “Kicker” e bëri të ditur lajmin të mërkurën, por pa dhënë detaje, ndërsa “Bild” zbulon pikat e kontratës që do të lidhë trajnerin aktual të Bayernit me skuadrën angleze që do të drejtohet deri në fund të sezonit nga Manuel Pellegrini. Sheiku Al Mansour do t’i paguajë katalanasit 25 milionë euro në sezon për tre vitet e ardhshme, duke nisur nga 1 korriku 2016 .

Në rast se shifrat janë të vërteta, atëherë Guardiola do të bëhej trajneri më i paguar në planet pasi të ardhurat e tij në krahasim me pagën që ai përfiton te Bayerni do të dyfishohen. “Bild” shton gjithashtu se Guardiola e ka firmosur kontratën 3-vjeçare por palët preferojnë të mos bëjnë publik asnjë detaj. Trajneri katalanas e bëri të ditur kargimin nga Bayerni përpara disa ditësh pasi nuk preferoi rinovimin e kontratës me gjigandët Bavarezë. Në vendin e tij do të ulet trajneri italian Carlo Ancelotti.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Era Istrefi “flakë” në duetin e ri me Ledri Vulën- “Veç ti” merr vëmendjen

Era Istrefi “flakë” në duetin e ri me Ledri Vulën- “Veç ti” merr vëmendjen

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Fëmijët e pasur të Singaporit nuk njohin limite (Foto +16)

Fëmijët e pasur të Singaporit nuk njohin limite (Foto +16)

13 sulme të tmerrshme të qeneve të kapura nga kamerat në kohë reale (VIDEO 18+)

13 sulme të tmerrshme të qeneve të kapura nga kamerat në kohë reale (VIDEO 18+)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi