Drejtori i Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka deklaruar sonte, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Marrëveshjen për themelimin e AKS-së se kjo marrëveshje nuk është në tërësi në përputhje me Kushtetutën, se Beogradi pret dhe kërkon zbatimin e plotë të Marrëveshjeve të Brukselit me Prishtinën.
“Ne presim dhe kërkojmë zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Brukselit, kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare zbatimin e plotë të atyre marrëveshjeve. Neve askush nuk ka pyetur kur është miratuar ajo Kushtetutë. Kërkojmë zbatimin e plotët marrëveshjeve”, ka thënë Gjuriq për RTS, transmeton Koha.net.
Mediet serbe kanë raportuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese kryesisht pa e komentuar atë.