Limaj: Na e tham, e konstatoi Kushtetuesja

E publikuar: 23/12/2015 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar atë që e ka thënë opozita e bashkuar.

“Më në fund edhe Gjykata Kushtetuese konstaton atë që tashmë e kemi thënë ne, e ka thënë opozita e bashkuar, se marrëveshja për zajednicën është në kundërshtim me kushtetutën”, ka shkruar Limaj.

Këtë e ka thënë nëpëmes një postimi në Facebook, të cilin e ka titulluar “Qeveria ka shkel Kushtetutën”.