Dëbohet nga Zvicra reperi shqiptar (FOTO)

23.12.2015 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dëbohet nga Zvicra reperi shqiptar (FOTO)

Reperi shqiptar Besko (Besian Kaçorraj) në shkurt të vitit 2016 do të dëbohet nga Zvicra. Në një bisedë për portalin tillate.com këngëtari flet për të ardhmen e tij në një vend të cilin ai nuk e njeh.

Deri kohëve të fundit ai shpresonte se nuk do të dëbohet. Por tani gjyqi për të pestën herë radhazi ka vendosur: Reperi nga Cyrihu me prejardhje nga Kosova do të dëbohet nga Zvicra më së largu më 1 shkurt të vitit 2016.

“Unë jam i tronditur”, thotë 31 vjeçari. Jo vetëm që është i tronditur se ai do të kthehet në Kosovë, por për më shumë sepse në shkurt të këtij viti ai u bë baba i një djali, të cilin Besko do ta lë në Zvicër. “Unë nuk mund ta kuptoj ligjin zviceran se si një fëmijë, i cili ka pasaportë zvicerane duhet të ndahet nga babai i tij”, transmeton “albinfo.ch”.

Besko i cili është rritur në Cyrih, në Kosovë nuk e njeh askënd. Nëna e tij ka vdekur, kurse shokët dhe vëllai i tij jetojnë në Zvicër. “Unë kam frikë për të ardhmen time”. Se çfarë do të bëjë ai kur të kthehet në vendlindje, as vet nuk e di. “Unë jam rritur këtu. Jam i tronditur se si ka mundësi që të rinjtë që rriten këtu, të deportohen”, shprehet ai.

Besko ka mundësinë që të apelojë edhe për të gjashtën herë kundër Zyrës së Migracionit në Cyrih, dhe të provojë edhe instancën e fundit. Por parashikimet janë të këqija. Për më tepër, këngëtari nuk ka më as energji, forcë dhe as para. Punën ai e ka humbur. Leja e punës i është marrë. “Unë nuk mundem më në Zvicër të jem i punësuar. Si mundem pastaj unë të financoj edhe një apel tjetër?”.

E gjithë kjo po ndodh për shkak se vite më parë reperi me prejardhje nga Kosova kishte kryer vepra penale si vjedhje, lojëra ilegale, dhunë e tjera. Për këto vepra ai e kishte vuajtur dënimin prej pesë vitesh. Pavarësisht burgut, shteti zviceran do ta largojë nga vendi ku ai u rrit. Besko kishte thënë se është penduar për atë çfarë ka bërë dhe ai së fundmi i ishte përkushtuar familjes, rolit si baba dhe muzikës. Përveç kësaj, ai ka qenë aktiv në shkolla edhe ka bashkëpunuar për të rinjtë në moshën e pubertetit, përcjell “albinfo.ch”.

Që prej lirimit të tij nga burgu në tetor të vitit 2014 Besko nuk është gjetur më fajtor. “Unë kisha një punë, jetoja një jetë normale familjare, bëja si gjithmonë muzik dhe punoja me të rinjtë”, thotë reperi. Kohëve të fundit reperët më të njohur në Zvicër si Skor, Gimma dhe Bligg përmes faqeve të tyre në rrjetet sociale janë shprehur kundër dëbimit të Beskos. Kur u pyet për dëshirën e tij të fundit, Beskos iu mbushën sytë me lot. “Unë dëshiroj të paktën edhe një shtyrje. Thjesht, dua që të jem këtu në ditëlindjen e parë më 15 shkurt 2016 të djalit tim”./albinfo.ch

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


LDK-ja nuk hyn në qeveri pa parime, thotë Haziri

LDK-ja nuk hyn në qeveri pa parime, thotë Haziri

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Qeveri teknike me mandat 12 mujor, ndryshim i Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, protestuesit rendisin 5 kërkesa: Kryeministri jo më shumë se 2 mandate

Qeveri teknike me mandat 12 mujor, ndryshim i Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, protestuesit rendisin 5 kërkesa: Kryeministri jo më shumë se 2 mandate

Cakolli: Më shumë se gjysma e fushatës zhvillohet në rrjete sociale, partitë e raportojnë vetëm një ‘porcion’ të shpenzimeve

Cakolli: Më shumë se gjysma e fushatës zhvillohet në rrjete sociale, partitë e raportojnë vetëm një ‘porcion’ të shpenzimeve

Rama në Paris: Çka u diskutua në takimin me Macronin që zgjati mbi dy orë?

Rama në Paris: Çka u diskutua në takimin me Macronin që zgjati mbi dy orë?

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Siguria në sezonin turistik në Shqipëri: 1600 policë shtesë, bashkëpunim edhe me Kosovën

Siguria në sezonin turistik në Shqipëri: 1600 policë shtesë, bashkëpunim edhe me Kosovën

Specialja: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Specialja: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy vajza nga Kosova

Policia gjermane jep detaje për aksidentin ku humbën jetën dy vajza nga Kosova

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Zhdukja e 5 vjeçarit në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Zhdukja e 5 vjeçarit në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

Krimet e luftës – Prokuroria Speciale kërkon ndryshime ligjore dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar

Krimet e luftës – Prokuroria Speciale kërkon ndryshime ligjore dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar

Humb jetën në vendin e punës një punëtor në Prizren

Humb jetën në vendin e punës një punëtor në Prizren