Aktakuzë kundër Naser Osmanit dhe shtatë të tjerëve

E publikuar: 23/12/2015 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Privatizimi i Fabrikës së Armaturave të Ndërtimtarisë në Podujevë në vitin 2006 me spin-off special dhe përfundimi i mbikëqyrjes ndaj kësaj ndërmarrjeje nga Agjencia Kosovare e Privatizmit, ka ngjallur shumë mosmarrëveshje ndër vite.

Sipas burimeve të Kohës Ditore, mu për këtë çështje të fabrikës, thuhet se Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Naser Osmanit, në cilësinë e nënkryetarit të Bordit të AKP-së në atë kohë.

Bashkë me Osmanin, aktakuza përfshin edhe shtatë zyrtarë tjerë të AKP-së./infokusi/