Tetovarët kërcënojnë me përshkallëzim protestash për ajrin, nëse injorohen kërkesat

23.12.2015 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tetovarët kërcënojnë me përshkallëzim protestash për ajrin, nëse injorohen kërkesat

Protesta e para disa ditëve e banorëve të Pollogut dhe rrethinës kundër ndotjes së ajrit dëshmon vetëdijesimin e popullatës kundër dukurive negative, apo në rastin konkret reagimin e tyre në mbrojtje të shëndetit nga helmet kancerogjene.

Një numër kaq i madh protestuesish me vetiniciativë, pa organizime partiake, nuk ka pasur me dekada të tëra, rikujton Fadil Lushi, njëri nga veprimtarët pjesëmarrës në protestat e vitit 1968.

“Nëse bëjmë një krahasim mes protestave të dikurshme kur nuk ishte bash kollaj ato të organizohen në krahasim me sot unë do them se këto protesta qëndrojnë dhe gjithsecili ka të drejtë që këto t`i organizojë. Është një duf një mllef i akumuluar ku gjithsecili ka të drejtë të kërkojë llogari”, u shpreh Lushi.

Sociologët nga ana tjetër, thonë se përsëritja e këtij fenomeni pas shumë vitesh, tregon për mos humbjen e fuqisë organizative të shqiptarëve dhe mllefin e akumuluar ndër vite.

“Pas shumë viteve ky fenomen kjo mbledhje masive e qytetarëve shqiptar në Maqedoni mblidhet për një fenomen krejtësisht tjetër nga ai i caqeve politike. Ky aktualitet që po ndodh sot tregon p ër fuqinë e organizimit që kanë qytetarët shqiptar dhe vendosmërinë e tyre për të kërkuar të drejtat e tyre nga shteti apo caqe të caktuara publike që në masë mund të rrezikojë shëndetin e tyre jetën e tyre apo mirëqenien e tyre sociale”, deklaroi Ardita Abduli, sociologe.

Analisti Xhelal Neziri këtë fenomen e cilëson edhe si një revolucion të shqiptarëve.

“Protestat e fundit unë i quajta më shumë si një revolucion, te shqiptarët e Maqedonisë revolucion në fokusimin më tepër tek temat që janë praktike dhe problemet që janë tepër evidente dhe jo abstraktet siç kemi pasur rastin të dëgjojmë deri më tani. Pra nuk është vetëm çështja e ndotjes, por një reagim qytetar i cili mund të kuptohet si fillim i një zgjimi më serioz të popullatës”, deklaroi Neziri.

Përndryshe, protesta të ngjashme si e ajo e para një jave, janë paralajmëruar pas datës 25 dhjetor, në rast të mos përmbushjes së ultimatumit të dhënë nga EcoGuerilla dhe organizata kundër ndotjes së ajrit Nëna dhe Fëmija, për ndërprerjen e punës së Jugohromit deri në vënien e filtrave dhe largimin e deponisë në hyrje të Tetovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës