Veseli: Në vitin 2015 u dëmtua rëndë demokracia parlamentare

23.12.2015 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Veseli: Në vitin 2015 u dëmtua rëndë demokracia parlamentare

Me rastin e përmbylljes njëvjeçare të punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetari Kadri Veseli ka organizuar sot pritje për të gjithë gazetarët, xhiruesit dhe fotoreporterët e akredituar në Kuvendin e Kosovës, si dhe për përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Kryetari Veseli falënderoi të gjithë përfaqësuesit medialë dhe ata të shoqërisë civile për punën e tyre të vështirë e të palodhshme në mbulimin korrekt të aktiviteteve të Kuvendit, në funksion të informimit të publikut me punën e institucioneve, përkatësisht përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve.

Në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë, kryeparlamentari Veseli e konsideroi vitin 2015 një vit i vështirë, si për funksionarët institucionalë, ashtu edhe për përfaqësuesit e mediave. Veseli falënderoi të pranishmit për përkushtimin e dëshmuar si media të lira dhe raportimin korrekt mbi zhvillimet në vend.

“Duke lënë anash të gjitha mospajtimet politike në mes pozitës dhe opozitës, duhet të pranojmë se këtë vit, Kosova u ballafaqua me testin e funksionimit si shtet demokratik dhe ligjor. Duhet të jemi realistë, këtë test, ende nuk e kemi kaluar. Kuvendi i Kosovës u ballafaqua me një situatë të paprecedent, jo vetëm për parlamentarizmin tonë, por edhe më gjerë”, theksoi kryetari Veseli, ndërsa shtoi se pengimi i punës së Kuvendit me veprime jo parlamentare ka shkaktuar dëme në shumë drejtime: është dëmtuar demokracia parlamentare e Kosovës, ende e brishtë, është dëmtuar imazhi i Kosovës te partnerët ndërkombëtarë dhe te qytetarët, me praktikën e thyerjes së ligjeve pikërisht në vendin ku miratohen ligjet.

Kreu i Kuvendit tha se është humbur kohë dhe energji në një agjendë tërësisht negative dhe depresive, duke lënë anash interesin më primar të qytetarëve të Kosovës – zhvillimin ekonomik, duke lëkundur, në të njëjtën kohë, partneritetin me miqtë dhe mbështetësit e shtetit tonë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera perëndimore.

“Është e qartë, se në vitin që po vjen, duhet të bëjmë, saktësisht, të kundërtën e këtij bilanci negativ. Pra, jo bllokadë e pozicione rigjide, por dialog në mes pozitës dhe opozitës, për të gjitha shqetësimet e ngritura, dilemat dhe dyshimet.

Jo argumente të forcës fizike, por fuqi të argumenteve politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës, jo qëndrime arrogante karshi partnerëve ndërkombëtarë, por thellim i partneritetit me ta”, tha kryeparlamentari Veseli.

 

Vizioni ynë është integrimi euro-atlantik, ndërsa partneriteti ynë është bota perëndimore, tha në vazhdim kryetari Veseli, ndërsa shtoi se dëshmia më e mirë e kësaj janë liria, pavarësia dhe shtetndërtimi ynë.

Duke folur për raportet e Kuvendit me mediat dhe publikun në përgjithësi, kryetari Veseli theksoi se që në fillim të punës së tij si kryetar i Kuvendit, është udhëhequr nga platforma e transparencës parlamentare.

“Transparenca është parim demokratik, por ky parim nuk mund të përmbushet pa punën e mediave të lira dhe organizatave të shoqërisë civile. Në këtë drejtim, raportin e Kuvendit me media dhe shoqërinë civile, e kam parë vazhdimisht si raport partneriteti. Jam i lumtur që pas 1 viti të punës, të konstatoj se zgjerimi i qasjes së mediave në punën parlamentare dhe krijimi i hapësirave të reja për prezencën e shoqërisë civile në punën e Kuvendit të Kosovës, i ka ndihmuar shumë zhvillimit të parlamentarizmit”, potencoi kryetari Veseli, duke shprehur përkushtimin që në vitin që po vjen, të ecet më tutje në këtë drejtim.

Ai tha transparenca institucionale, është angazhim i përditshëm dhe ka shumë gjëra që duhen ndryshuar dhe bërë më mirë.

Në këtë solemnitet, në emër të komunitetit të gazetarëve, foli kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Zekirja Shabani, ndërsa nga shoqëria civile, përfaqësuesi i KDI-së, Albert Krasniqi. Shabani dhe Krasniqi çmuan bashkëpunimin midis gazetarëve dhe shoqërisë civile në njërën anë, dhe Kuvendit të Kosovës, në anën tjetër, duke theksuar, njëkohësisht, përkushtimin për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim, në funksion të kultivimit të mëtejmë të demokracisë parlamentare.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse po nënshkruaja lirinë e Kosovës apo fundin tim

Hashim Thaçi nga Haga: E mora emblemën e UÇK-së dhe e futa në xhep, ngjitur me zemrën

Hashim Thaçi nga Haga: E mora emblemën e UÇK-së dhe e futa në xhep, ngjitur me zemrën

Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë

Thaçi nga Haga: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë