Serbia nuk ka riaktivizuar kurrfarë radarë ushtarakë në Leposaviq

23.12.2015 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbia nuk ka riaktivizuar kurrfarë radarë ushtarakë në Leposaviq

Qeveria e Kosovës njoftoi të mërkurën se nuk është riaktivizuar radari ushtarak serb, që ka qenë i instaluar para luftës në malin Kopaonik, i cili është bombarduar nga NATO-ja gjatë sulmeve ajrore të vitit 1999 dhe për më tepër një gjë e tillë është e ndaluar me Marrëveshjen e Kumanovës (1999).
Lexoni komunikatën e plotë të Qeverisë së Kosovës përkitazi me këtë çështje:

“Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se nuk është riaktivizuar radari ushtarak serb, që ka qenë i instaluar para luftës në malin Kopaonik, i cili është bombarduar nga NATO-ja gjatë sulmeve ajrore të vitit 1999.

Qeveria e Kosovës ka komunikuar zyrtarisht me KFOR-in prej të cilit ka marrë konfirmim zyrtar për këtë çështje. Në kuadër të kompetencave të veta, KFOR-i kryen inspektime të rregullta në vendndodhjen e radarit të shkatërruar për ta verifikuar gjendjen e tij. Radari i shkatërruar ushtarak i Serbisë nuk është riaktivizuar e as që është riinstaluar ndonjë radar i ri në këtë pikë. Për më tepër, sipas konfirmimit të KFOR-it, riaktivizimi i radarëve në fjalë është rreptësisht i ndaluar nga Marrëveshja e Kumanovës e vitit 1999.

Qeveria e Kosovës, me këtë rast, përgëzon KFOR-in për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shpreh konsideratën më të lartë për kontributin e tyre në ruajtjen e sigurisë në vendin tonë.

Qeveria e Kosovës e jep këtë njoftim për të përgënjeshtruar lajmet e ditëve të fundit në disa media, të cilat u referohen deklaratave të OJQ-së ‘Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë’, se Serbia ka riaktivizuar radarin ushtarak në malin e Kopaonikut, në brendi të territorit të Republikës së Kosovës”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës