Opozita kërkon komision për Demarkacionin me Malin e Zi

23.12.2015 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Opozita kërkon komision për Demarkacionin me Malin e Zi

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi në një konferencë të thirrur nga opozita, ka thënë se Gjykatat e Kosovës kanë shkelur parimet, me rastin e arrestimeve të deputetëve të opozitës, raporton Indeksonline.
Kurteshi thotë se për përdorim të gazit lotësjellës ka raste kur një qytetar i thjeshtë është dënuar vetëm me para, ndërkaq deputetët e opozitës po mbahen në arrest.
“Ne kemi një vendim të nje gjykate të rregulllt të Kosovës, te asaj të Apelit përmes së cilës shihet klasifikimi i veprave per të cilat përndjekenn deputetët e Kosovës.Ne kemi një vendim që është marr në maj të këtij viti për një qytetar i cili ka përdor gaz lotsjellës në public, e në këtë rast dënimi shkon me gjobë në të holla me 400 euro, kur kemi masa tjera ndaj deputetëve të Kosovës për veprën e njejtë. Deputetëve tonë Albinit Albulenës, Donikes e Faton Topallit është ngrit aktakuzë”, ka thënë Kurteshi.
Kurteshi ka shtuar se Albulena Haxhiu e Fisnik Ismaili nuk kanë përdorur gaz, dhe të njëjtit e vuajnë dënimin e njejtë.
“Jo të gjithë e kanë kryer të njëjtën vepër. Albulena e Fisniku nuk kanë përdor asnjëherë gaz.
këtu shihet qartë shkelja e dy parimreve në gjyqësor”, është shprehur Kurteshi.
E Muhamet Kelmendi i AAK-së, ka thënë se nuk ka ndodhur deir më tani që të përjashtohet një opozitë e tërë nga seancat. Sipas tij, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli do të hyjë në histori si personi që ka bërë shkelje të parlamentarizmit.
“Deri tani nuk ka ndodh që një kryesi të përjashtoj një opozitë të tërë, kryetari i kryesisë do të hyj në histori si person qe ka bërë shkelje të parlamentarizmit, në një mbledhje të organizuar e quajtur seancë në byfe të kuvendit”, ka thënë Kelmendi.
Kelmendi ka folur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi, duke thënë se ka prova të mjatfueshme nga ushtria ish jugosllave që dëshmon se i është dhënë Malit të Zi.
“Kemi prova të mjaftueshme nga ushtria ish jugosllave që dëshmon se i është dhënë tokë Malit të Zi, ne kërkojmë formimin e komisionit për ketë cështje me ekspertë vendor e ndërkombëtarë. Opozita e ka dhënë vendimin se duhet të anulohet ky vendim dhe të formohet komisioni”, ka thënë Kelmendi./Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës