Burrat që kërkojnë kualitet të mirë të spermës duhet ta rrisin dozën e të shikuarit… pornografi. Këtë këshillojnë shkencëtarët, në bazë të një studimi që thotë se “meshkujve u ngjall më shumë epsh një grua e panjohur”. Me ndihmën e 21 burrave dhe një kolegji porno aktoresh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kryer një studim, i cili ka treguar se një burrë mund të prodhojë më shumë spermë dhe më kualitative kur masturbohet i frymëzuar nga një grua e re, që nuk e ka parë kurrë.
Kjo do të thotë që sperma e atyre burrave është më e fuqishme sa i përket fekondimit. Ky zbulim ndihmon në krijimin e barnave të reja për trajtimin e infertilitetit mashkullor. Për këtë studim, hulumtuesit kanë analizuar mostrat e spermës së burrave që masturboheshin me nga 7 filma të ndryshëm porno gjatë një periudhe prej 15 ditësh. Gjashtë filmat e parë kishin të njëjtët aktorë, kurse te i shtati ndërronte aktorja.
Për ta kryer këtë eksperiment, ata burra ishin të detyruar që të hiqnin dorë nga aktiviteti seksual dhe nga pirja e alkoolit për 48 orë, që përcaktohet saktë kualiteti i spermës. Ky studim ishte publikuar në revistën profesionale “Evolutionary Psychological Science”.