Ja pse e kafshoni personin që e doni

E publikuar: 22/12/2015 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë personave të dashuruar u ka ndodhur që të japin ose të marrin kafshime gjatë një momenti pasionant. Një instinkt i cili tani ka baza shkencore.

Sipas një grupi studiuesish amerikanë të të Universitetit të Yale, në Connecticut, kjo sjellje cilësohet si “agresion i ëmbël” dhe është një mekanizëm kontrolli i emocioneve tona.
Thënë ndryshe kur ndjehet nevoja për të kafshuar dikë, ajo që ndjehet është kaq e fortë sa që nuk jemi në gjendje të kontrollojmë veten.
“Njeriu përdor mekanizma të ndryshëm rregullues, të cilët lejojnë që të kontrollohen dhe ekuilibrohen emocionet. Në këtë rast ndodh që të shprehen emocionet në mënyrë të papritur me veprime që në pamje të parë thonë tjetër gjë nga ajo që ndjejmë dhe këto mekanizma luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrave emocionalë”, thotë profesoresha Oriana Aragon.

couple-poz

/ Exspress/