Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në emisionin “Euro Tribuna” në Tribuna Channel, është shprehur se me fillimin e fazës së ndërtimin të termocentralit “Kosova e Re” do të punësohen deri në 10 mijë persona, ndërsa pas përfundimit të ndërtimit të termocentralit dhe në vazhdimësinë e prodhimit do të punësohen vetëm 500 persona.
Stavileci tha janë dakorduar me kompaninë investuese që të gjitha punët dhe profilet që kanë mundësi t’i kryejnë kompanitë vendore. Ai shtoi se vetëm në raste që nuk ka profile të caktuara në Kosovë atëherë ata do të mund ta sjellin nga jashtë.

















