Obama: ISIS organizatë helmuese por nuk mund të na shkatërrojë

21.12.2015 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Obama: ISIS organizatë helmuese por nuk mund të na shkatërrojë

Presidenti amerikan, Barack Obama iu rikthye edhe një herë çështjes më të nxehtë të momentit, ISISI-it, këtë herë për të përcjellë bindjen se ata që po i kundërvihen grupit të dhunshëm xhihadist, do të triumfojnë dhe se përpjekjet për frenimin e ekstremistëve do të shënojnë “përparim të dukshëm” përpara se ai të largohet nga detyra.
“Zëri i Amerikës” citon shefin e Shtëpisë së Bardhë ta etiketojë ISIS-in si “organizatë të ligë e helmuese”.

Megjithatë, për Obama-n, dëmi më i madh që militantët mund t’u bëjnë Shteteve të Bashkuar është t’i shtyjnë njerëzit të ndërrojnë mënyrën e jetesës apo sistemin e tyre të vlerave.

Më shumë se një vit më parë, Presidenti autorizoi fillimin e një fushate të sulmeve ajrore të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve në Siri dhe Irak.

Që atëherë, avionët e koalicionit kanë kryer mbi 9 mijë sulme dhe Obama tha se Shteti Islamik ka humbur 40 për qind të territorit që kontrollonte.

Por, militantët ende kontrollojnë zona të gjera, përfshirë qytete të mëdha në Siri dhe Irak, duke nxitur kritika ndaj përgjigjes amerikane dhe thirrje drejtuar Presidentit Obama që të dërgojë trupat tokësore amerikane në terren.

Ai i tha gjatë intervistës në “NPR” se ka “kritika të ligjshme për mënyrën si e ka trajtuar fushatën administrata e tij, kritika që mbështeten në komunikimin jo të duhur për atë që është bërë”.

Por, ai tha se javët e fundit, kritikët, posaçërisht kandidatët republikan që synojnë postin e tij dhe kërkojnë më shumë sulme ajrore, janë pyetur se çfarë do të bënin ndryshe, por nuk kanë pasur përgjigje.

Ai nënvizoi nevojën për të ndihmuar forcat vendëse që të rimarrin territoret me ndihmën amerikane, në mënyrë që strukturat e qëndrueshme qeverisëse të kontrollojnë rajonin.

Kjo merr me shumë kohë sesa dërgimi i marinsave.

“Ajo që do t’i thosha pasuesit tim është se nuk është me rëndësi vetëm të godasësh, por është me rëndësi qëllimi dhe është me rëndësi që në këtë post të jesh i sigurt që të gjykosh më së miri në bazë të informatave, të dhënave të zbulimit, informatave që vijnë nga komandantët dhe njerëzit tuaj në terren dhe jo të ndikoheni nga politika”, vijoi Obama.

Lidhur me atë se kush do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2017, Obama tha se është i bindur që njëri nga kandidatët e Partisë së tij Demokratike do të fitojë zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ai tha se demokratët kanë mundësi të mira të rimarrin kontrollin në Senat ku aktualisht shumicën e mbajnë republikanët.

I pyetur për një vit të mbushur me ndryshime sociale që përfshinë legalizimin e martesës së homoseksualëve, protestat masive kundër brutalitetit të policisë dhe debatin mbi refugjatët sirianë, Obama tha se SHBA-të po ndryshojnë në shumë mënyra pozitive. Ai përmendi bisedat me të bijat adoleshente dhe miqtë e tyre, duke thënë se ata janë një brez “më tolerant, më mikpritës ndaj njerëzve që janë të ndryshëm prej tyre”.

Por, ai pranoi gjithashtu se ndryshimet demografike dhe streset ekonomike nga kriza financiare, globalizimi dhe përparimet teknologjike janë duke e bërë të vështirë për njerëzit, në veçanti për burrat “me jaka blu”, që të përparojnë në ekonominë e re në mënyrën se si e bënin dikur. Kjo tha ai, krijon hapësirë të zemërimit, frustrimit dhe frikës.

“Një pjesë është e arsyeshme, por e keqpërdorur. Unë mendoj se dikush si zoti Trump është duke përfituar nga kjo. Kjo është ajo që ai është duke e shfrytëzuar gjatë fushatës së tij”, tha Presidenti amerikan.

Obama foli edhe për marrëveshjen për ndryshimet klimatike që u arrit më herët gjatë këtij muaji nga 190 vende për t’u përpjekur që të pengohet rritja e temperaturave globale.

Ai tha se kjo nuk e zgjidh problemin, por e vë botën në binarët e duhur për t’u përballur me këtë problem. Pjesë e përpjekjeve është plani i Obamas për të frenuar emetimin e karbonit nga termocentralet dhe për të rritur sasinë e energjisë nga burime të ripërtërishme./Tch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur

Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president