SHBA, asnjë gabim nuk është bërë në Marrëveshjen për Demarkacionin

21.12.2015 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
SHBA, asnjë gabim nuk është bërë në Marrëveshjen për Demarkacionin

State Departamenti ka kryer një hetim të detajuar lidhur me marrëveshjen për kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit te Zi. Ata kanë arritur në përfundim se marrëveshja e arritur për demarkacionin është në përputhje të plotë me të gjitha hartat që nga Lufta e Dytë Botërore e tutje…shkruan Gazeta Express.
Në një komunikatë për media të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë thuhet se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka rishikuar në mënyrë të detajuar marrëveshjen e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Në bazë të gjetjeve thuhet se Komisioni Shtetëror nuk ka bërë gabime. Këtu mund ta lexoni njoftimin origjinal, shkruan Gazeta Express.

Ja çfarë thuhet në njoftim.

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka rishikuar në mënyrë të detajuar vijën përkufizuese të kufirit Kosovë –Mal i Zi, të përgatitur nga Komisioni Shtetëror i Kosovës për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. E kuptojmë që baza e Komisionit për demarkimin ka qenë Kushtetuta Jugosllave e vitit 1974, e cila e ka definuar Kufirin e Kosovës me anë të kufijve administrativë komunalë, që janë të ndarë në zona kadastrale. Kjo bazë e përcaktimit të vijës kufitare është përdorur edhe në Propozimin Gjithëpërfshirës të të dërguarit Special të OKB;së Marti Ahtisaarit dhe në Kushtetutën e vitit 2008 të Republikës së Kosovës.

Pas një rishikimi të hartave të vitit 1940 e deri më tani, përfshirë edhe ato që janë përdorur nga Komisioni për përcaktimin e kufirit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka përcaktuar se vija e përcaktuar së voni përputhet ngushtë me kufirin e definuar në Kushtetutën e vitit 1974. Kufijtë që ne i kemi përshkruar që nga viti 2008, përputhen detajisht me kufirin e propozuar në vitin 2015.Ne rikujtojmë se përfundimi i marrëveshjes së kufirit është një kusht për liberalizimin e vizave dhe përbën një hap të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane, shkruan Gazeta Express.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Banimi social është më shumë se një projekt ndërtimi

Hoti: Banimi social është më shumë se një projekt ndërtimi

Djali i Rexhep Selimit, Ares Selimi, merr pjesën në nisjen “Orën e Pritjes” në Prishtinë

Djali i Rexhep Selimit, Ares Selimi, merr pjesën në nisjen “Orën e Pritjes” në Prishtinë

Haradinaj: T’i rikthehet mandati Thaçit, vazhdimi i tij është nder për ne si shqiptarë

Haradinaj: T’i rikthehet mandati Thaçit, vazhdimi i tij është nder për ne si shqiptarë

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?