Largimin e tij e ka konfirmuar vetë trajneri i skuadrës, Andre Schubert gjatë një interviste për portalin gjerman sport1.de
Schubert ka thënë se e kanë të vështirë ta mbajnë Granitin në skuadër duke marrë parasysh se për të interesohet Bayern Munich.
“Unë mendoj se është diçka e madhe kur klube të tilla të mëdha si Bayern Munichu apo edhe tjera kërkojnë Granitin. Një gjë jemi të sigurt, nëse ai largohet ne do të fitojmë shumë para”, ka thënë Schubert.
“Graniti gaboi në ndeshjen e fundit dhe e pranoi këtë. Ai u ndëshkua me të kuq, por pas ndeshjes kërkoi falje për atë që bëri. Ai është një kapiten i shkëlqyer dhe nuk frikësohet asnjëherë”, ka shtuar me tej trajneri i Gladbachut