Serbia pretendon anëtarësimin në BE më 2020, a do të përfitojë nga kjo edhe Kosova?

21.12.2015 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Serbia pretendon anëtarësimin në BE më 2020, a do të përfitojë nga kjo edhe Kosova?

Ministrja serbe e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajlloviq ka thënë se Serbia ka marrë rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, dhe më 2020 pretendohet që të bëhet anëtare e unionit të shteteve evropiane.
Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është thënë që duhet të bëhet njëkohësisht me Kosovën, dhe asnjëra të mos bëhet anëtare para tjetrës.

Kjo për shkakun se ato mund të bëhen pengesë për anëtarësimin e njëra tjetrës, kur dihet se për anëtarësim të një vendi në BE duhet të merret konsensusi i të gjitha shteteve anëtare.

Kosova është shumë mbrapa Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Por, në këtë rast lind pyetja se Serbia e cila çdo herë ka qenë pengesë, a mund të ndodhë që kësaj radhe t’i përshpejtojë Kosovës rrugën drejt anëtarësimit në familjen e madhe evropiane.

Gjithashtu, Serbia tani është e vetëdijshme se nuk mund të anëtarësohet në BE, pa i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

“Kemi hapur kapitullin. Nuk ka qenë e lehtë. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe bisedimet kanë qenë të vështira, do të vazhdojnë të jenë të tilla por, qeveria ka pasur një plan për t’i zhvilluar ato”, ka thënë Mihajlloviq.

“Besoj se deri në vitin 2019 do të mund t’i përmbyllim kapitujt. Gjithçka tash varet nga ne. Nëse do të punojnë të gjitha ministritë si duhet, nëse do të përpiqemi mjaftueshëm dhe jo vetëm zyret për integrim dhe ministria për integrim, por të gjithë ne”, ka thënë tutje ajo.

Ajo ka shtuar se askush nuk po e kushtëzon Serbinë që të pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Askush nuk kërkon nga Serbia njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe normalizimi i raporteve nuk do të thotë njohje e pavarësisë”, ka thënë Mihajlloviq.

“Ajo që ne kërkojmë është përpjekja që qytetarët tanë në Kosovë të jetojnë një jetë të dinjitetshme dhe të mirë. Kjo është normalizim i raporteve me Kosovën. Situata aktuale në Kosovë po tregon se nuk kemi një normalizim të situatës”, ka thënë ajo.

Ajo ka nënvizuar edhe njëherë se normalizimi i raporteve nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Të gjithë mendojnë se normalizimi i raporteve dhe vetë integrimi i Serbisë në BE nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ajo nuk gjendet në asnjë dokument, e as BE-ja nuk e kërkon atë gjë nga Serbia”, ka thënë Mihajlloviq. /lajmi.net/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës