Bajerni i mbyll si duhet 2015-ën, me fitoren 0-1 në fushën e Hanover në takimin e fundit për këtë vit kalendarik Edhe pse pa shumë titullarë dhe me ambientin në pritje të të rejave për stolin, pasi duket cështje orësh lajmërimi i lamtumriës së Guardiolës në fund të sezonit, Bajerni bëri detyrën e tij. Bavarezëve i mjaftoi një penallti e dhënë për faullin me dorë të Christian Schulz në zonë, e transfromuar në gol nga Myller për të siguruar fitoren.
Me këtë fitore Bajerni e mbyll me 80 pikë në 34 ndeshje të Bundesligës gjatë këtij viti kalendarik dhe falënderon pauzën e gjatë të pushimeve dimërore pasi në 22 Janar kur të rikthehet në fushë do të ketë rikuperuar edhe yje si Philipp, Lahm, David Alaba, Douglas Costa, Arjen Robben dhe Franck Ribery. Bajerni gjithashtu e mbyll vitin me 8 pikë diferencë pikë nga ndjekësit e Borfusias së Dortmundit që pësuan një humbje surprizuese 2-1 në fushën e Këlnit. Lajmi kryesor i kësaj ndeshjeje për gjithë shqiptarët gjithsesi është rikthimi për herë të parë në fushë pas dëmtimit të gjatë prej disa muajsh në një ndeshje zyrtare i Mërgim Mavrajt. Trajneri Peter Stoger e hodhi Mavrajn në fushë në minutën e 92 në vend të Simon Zoller. Edhe pse zbriti në fushë vetëm për pak, futja në lojë e mbrojtësit të Kombëtares që deri më tani është aktivizuar në disa takime me ekipin e dytë ka një kuptim të rëndësishëm simbolik se Mavraj është plotësisht gati. Për sa i përket ndeshjes Këlni arriti një fitore të rëndësishme me përmbysje pasi Sokratis kaloi Dortmunditn në avantazh që në minutën e 18 me një goditje me kokë.
Vendasit gjithsesi arritën të risjellin ekuilibrin vetëm në fundin e pjesës së dytë me Simon Zoller që shënoi golin e barazimit në të 83 me një goditje nga qendra e zonës.
Goli i barazimit i dha më tepër zemër Këlnit që befasoi Dortmundin kur po skadonte koha e rregullt me Modesten që përmbysi rezultatin në 2-1.
Në këtë mënyrë Këlni shpërblehet për shpirtin luftarak dhe shkon me humorin e duhur në festat e Krishtlindjeve me Bundesligën që merr tabimë një pauzë pothuajse një mujore për tu rikthyer sërish në fund të Janarit.