Një studim i titulluar “Efekti i Marijuanës në peshën e trupit” u publikua më 25 nëntor 2015 në revistën “Health Economics”. Titulli i studimit përkon me qëllimin e studimit, i cili është i përqendruar në reduktimin e peshës trupore dhe luftimin e obezitetit tek përdoruesit e marihuanës për arsye mjekësore, në shtetet ku është legalizuar.
Në këtë studim epidemiologjik janë përdorur të dhëna personale të përdoruesve të marihuanës të grumbulluara për 20 vjet. Autori kryesor i studimit Joseph Stabia, thotë se fokusi i tyre ishte humbja e peshës tek individët, si dhe përmirësimi i gjendjes të përgjithshme shëndetësore.
Për individë të rinj gjejmë disa dëshmi që përdorimi i marijuanës për arsye mjekësore, mund të ulë kaloritë, duke rezultuar në peshë më të ulët trupore. Për individët më të vjetër në moshë janë gjetur disa dëshmi se përdorimi i marihuanës mund të rezultojë në trajtimin efektiv të një sërë sëmundjesh si dhe uljen e peshës trupore.”
Megjithatë, duhet të kryen të tjera “studime shtesë”, në mënyrë që këto rezultate të bëhen më bindëse.
Kujdes! Përdorimi mjekësor i marihuanës nuk nënkupton pirjen e hashashit!