Bayern Munich “blindon” lojtarët kyç

18.12.2015 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Bayern Munich “blindon” lojtarët kyç

4 rinovime brenda një dite në shtëpinë e Bayern Munich.

Kampionët e Gjermanisë kanë blinduar 4 prej prej xhehahirëve të tyre duke zgjatur marrëveshjet e bashkëpunimit me ta. Me një komunikatë zyrtare në Twitter klubi bavarez konifirmoi rinovimin e kontratave për Thomas Muller, Jerome Boateng, Javi Martinez dhe Xabi Alonso. Sulmuesi dhe mbrojtësi gjerman ashtu si edhe spanjolli Javi Martinez e kanë zgjatur marrëveshjen e bashkëpunimit deri në vitin 2021, ndërsa Xabi Alonso ka rinovuar deri në 2017-n. Tashmë tifozët e Bayernit mund të qëndrojnë të qetë sidomos kur bëhet fjalë për Thomas Muller, i cili gjatë merkatos së kaluar ka patur shumë oferta.

Drejtuesit e Manchester United me kërkesë të trajnerit të tyre Louis Van Gaal ishin gati të bënin një cmenduri për të transferuar në Old Trafford bomberin 26-vjecar, por 85 milionë Eurot e ofruara nga Djajtë e Kuq për Muller u refuzuan nga klubi gjerman. Edhe Boateng, Martinez e Alonso ashtu si Muller janë tre lojtarë me peshë për Bayernin. 4 futbollistët firmën e rinovimit e hodhën në praninë e shefit ekzekutiv Karl Heinz Rummenigge dhe drejtorit sportiv Mathias Sammer. Shumë i lumtur u shfaq Rummenigge pas rinovimit me këta 4 futbollistë të cilët i konsideroi si shumë të rëndësishëm për skuadrën. Ndërkohë vetë Muller, Boateng, Alonso e Martinez e shprehën nëpërmjet një fotoje selfie gëzimin që do të jenë pjesë e Bayernit edhe në të ardhmen.

CWgYm3AWoAAJpYaMuller_Boateng_Alonso_Martinez

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Drita synon ta sigurojë sonte “play-off”-in e Ligës së Konferencës

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Anthony Joshua me stil, e nokauton boksierin shqiptar Kristian Prengën qysh në raundin e dytë

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Spanja e ‘rrëzon’ Argjentinën nga froni, “Stuhia e Kuqe” është kampionia e re e botës

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Trump i përplas në fytyrë të vërtetën e hidhur të FIFA-s live në TV

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Arianit Ahmeti fiton rastin ndaj Agim Ademit edhe në shkallën e dytë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit