Papa aprovon shenjtërimin e Nënë Terezës

17.12.2015 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Papa aprovon shenjtërimin e Nënë Terezës

Aprovimi i Papës ka ardhur në ditën e ditëlindjes së tij. Françesku ka miratuar këtë pasdite, të enjten me datë 17 dhjetor, njohjen e mrekullisë që i kushtohet Nënë Terezës së Kalkutës dhe ka dhënë dispozitat që të shpallet dekreti. Mbyllet kështu iter-i i procesit super miro për “apostullen e të varfërve” që do të shenjtërohet me shumë mundësi me datë 4 shtator, në Vitin e Shenjtë të Mëshirës.
Data do të bëhet publike në Koncistorin e ardhshëm. Pikërisht tre ditë më parë, rasti i shërimit të jashtëzakonshëm iu nënshtrua vlerësimit përfundimtar në mbledhjen e fundit të ipeshkëvinjëve dhe kardinalëve të mbledhur në Kongregacion, të cilët pasi kanë dëgjuar parashtrimin e një “relatori”, kanë shprehur gjykimin e tyre plotësisht pozitiv për t’ia paraqitur më pas miratimit të Atit të Shenjtë. Pikërisht, kjo shkallë e fundit e procedurës së gjykimit, në fazën romane të procesit rreth mrekullisë, që ka nisur në qeshor të këtij viti në dioqezën e Santos në Brazil, do të çojë Nënë Terezën në nderet e altareve të Kishës Universale.

Shërimi i jashtëzakonshëm, që ka ndodhur me datë 9 dhjetor 2008, ka të bëjë me një njeri, sot 42 vjeç, i cili ishte në fund të jetës së tij nga ‘apsese multiple cerebrale me hidrocefali obstructive” që tashmë “i ishte nënshtruar transplantit të veshkave dhe një terapie me imunodepresorë” sikurse thotë diagnoza. Një rast klinik skajshmërisht kritik me një prognozë me pasoja të rrezikshme për jetën që përballë një terapie të paefektshme dhe pa ndërhyrje kirugjike u zgjidh me shumë shpejtësi në mënyrë të plotë dhe të përhershme. Në shyrtimin kolegjial të Konsultës mjekësore, me datë 10 dhjetor të këtij viti, zgjidhja e sëmundjes ishte deklaruar njëzëri shkencërisht e pashpjegueshme me shtatë vota por ndër shtatë eskpertë mjekësorë.
I njëzëshëm ka qenë edhe votimi i konsultorëve teologjikë që sipas praktikës janë të thirrur të shprehin dhe të shtrijnë mendimin e tyre rreth lidhjes së fortë shkak – pasojë ndërmjet lutjes drejtuar Nënë Terezës dhe shërimit të papritur.
Në kohën e fakteve i shëruari, me profesion inxhenjer, ishte 35 vjeç dhe ishte martuar prej pak kohësh. Kishte filluar kalvarin e tij në muajt e parë të vitit 2008. Në fund të vitit iu diagnostikuan 8 apsese në tru. Kurat spitalore nuk dhanë asnjë efekt dhe kuadri klinik precipitoi edhe më shumë për shkak të lindjes së një hidrocefalie. Ndërhyrja kirurgjikale mund t’ia zgjaste pak jetën. Me 9 nëntor, tashmë në koma, pacienti hyri në sallën e operimit. Për shkak të disa problemeve teknike operimi u shty. U kthye në sallën e operimit, dhe vetëm pas vetëm një gjysëm ore mungese, kirurgu befasisht e gjeti pacientin të ulur, të zgjuar, dhe asintomatik, i cili tërësisht i vetëdijshëm e pyeti: “Çfarë po bëj unë këtu?” “Nuk kam parë kurrë një rast si ky – thotë mjeku në dëshminë e tij – e përveç kësaj, raste të ngjashme me këtë, në 17 vjet profesion kanë vdekur të gjithë. Nuk mund të jap një shpjegim shkencor-mjekësor”. Analizat e mëpasshme kanë ripohuar shërimin përfundimtar të sëmundjes cerebrale në një kohë të shkurtër, pa asnjë pasojë dhe i shëruari ka mundur të rifillojë punën e tij dhe aktivitetet e tija normale./mapo.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës