Burimet e “fshehura” të financimit të partive politike

17.12.2015 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Burimet e “fshehura” të financimit të partive politike

Në Kosovë ekziston një grup i donatorëve të cilët financojnë gati secilën parti politike, e të cilët më pas shpërblehen me dhënien e tenderëve publik nga partia e cila fiton pushtetin, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile në vend.

Gjatë një debati të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, me temën “Burimet e fshehura të financimit të partive politike”, është theksuar se këto të fundit nuk janë treguar transparente, kur është në pyetje mënyra e financimit të tyre.

Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka theksuar se partitë politike do të duhej të informonin publikun për mënyrën e financimit të tyre.

“Bizneset në një formë fatkeqësisht janë orientuar në financimin e partive politike, dhe kush do që vije në pushtet atëherë ata kërkojnë që ky investim i tyre të kthehet nëpërmes tenderëve”, ka shtuar Doli.

Në anën tjetër, Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu”, ka treguar se në bazë të një studimi të bërë kanë evidentuar se janë bizneset apo individët që financojnë partitë politike, e të cilët më pas shpërblehen me tenderë publik.

“Në një hulumtim që organizata “Çohu” dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese ‘Preportr’, ka rezultuar se prej vitit 2007 deri në vitin 2014 financuesit e partive politike kanë marrë 4421 tenderë ku kanë përfituar përafërsisht 220 milionë euro përmes procesit të tenderimit publik”, ka treguar Demhasaj.

Financimi transparent i partive politike është kërkesë edhe e Bashkimit Evropian dhe përsëritet nëpër raportet e progresit që publikon Komisioni Evropian.

Aty thuhet se transparenca e financimit të partive politike paraqet një komponentë esenciale të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka treguar se për tre vite radhazi partitë politike në Kosovë nuk kanë pasur auditim, kjo për arsye se Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në Kuvendin e Kosovë ka dështuar të zgjedhë grupet e auditorëve që do të bëjnë auditimin e këtyre partive politike.

“Qe tri vite pikërisht deputetët që janë anëtarë të këtij Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike, qëllimisht, se nuk ka arsye tjetër, nuk kanë qenë në gjendje të hapin një konkurs dhe kanë lejuar që dy konkurset e mëparshme që janë hapur për selektimin e auditorëve, që do të auditojnë raportet financiare të partive politike kanë dështuar”.

“Pra, është çështje e vullnetit të tyre të munguar dhe është çështje e përgjegjësisë së tyre të drejtpërdrejtë”, thekson Doli, transmeton rel.

Sipas Ligjit për Financimin e Partive Politike, subjekti politik i cili pranon një kontribut, origjinën dhe prejardhjen e të cilit, kontribut-dhënësi, nuk mund ta dëshmojë, detyrohet që brenda dy javëve, t’i njoftojë organet kompetente për vërtetimin e prejardhjes së këtij kontributi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës