Një lajm për pensionistët

16.12.2015 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Një lajm për pensionistët

Pensionistët kontribut-dhënës në Kosovë do të kenë afat që deri në mars të vitit 2016 të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për përmbushjen e kritereve për rritje të pensioneve. Afati i dorëzimit të aplikacioneve, sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, do të fillojë nga janari i vitit të ardhshëm.

Dy kriteret themelore që janë vendosur në kategorizimin e pensionistëve kontribut-dhënës është përvoja e punës dhe arsimimi.

Ndërkohë, sipas kalkulimeve preliminare të bëra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kategoria më e lartë e pensionistëve kontribut-dhënës do ta ketë pensionin 240 euro, derisa kategoria më e ulët deri në 160 euro.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë ka bërë të ditur se janë duke plotësuar infrastrukturën ligjore rreth këtij procesi.
Udhëzimi administrativ, i cili përcakton kategorizimin në bazë të kritereve, ka treguar Abrashi, pritet të përfundojë javën e ardhshme.

“Pas kësaj, duhet të bëhen ndryshimet teknike brenda ministrisë, si dhe trajnim i stafit që merret me ndryshimin e këtij ligji. Aty parashihen formularë të ri, dhe ne do të bëjmë hapjen e aplikimit për të gjithë pensionistët kontribut-dhënës, të cilët do të sjellin, qoftë dokumentacion që vërtetojnë shkollimin që kanë pasur si dhe përvojën e punës”. “Aplikimi do të jetë i hapur që nga fillimi i janarit, mendojmë të zgjasë tre muaj që t’i japim mundësi që të gjithëve t’i sjellin dokumentet”, ka thënë Abrashi.

Ministri Abrashi, sqaron se të gjithë pensionistët kontribut-dhënës, të cilët do të arrijnë deri më 20 janar të vitit të ardhshëm të ofrojnë dokumentacionin e nevojshëm, ata do të marrin pensionin me rritje, qysh në shkurt.

Derisa, për ata të cilat mund të mos e kompletojnë dokumentacionin dhe vonohen në aplikim, në momentin kur përmbyllin procedurat i marrin pensionet në mënyrë retroaktive.
Në anën tjetër, Shaban Kajtazi, udhëheqës i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ka theksuar se pensionistët kontribut-dhënës do të arrijnë që brenda kësaj periudhe të caktuar tremujore të sjellin dokumentacion të nevojshëm.

“Dokumentacioni që kërkohet është i paraparë me udhëzim administrativ, disa dokumentacione pensionistët i kanë në evidencat e tyre, disa nëse nuk i kanë, do të plotësohen gjatë kësaj periudhe. Ne do të kërkojmë që afati të jetë më i gjatë se tre muaj, por megjithatë edhe pas këtij afati askush nuk do ta humb të drejtën e pensionit me rritje”, ka shtuar Kajtazi.

Ndërkohë, ministri i Punës, Arban Abrashi, ka rikonfirmuar edhe një herë që buxheti për kategorinë e pensioneve është rritur për 23 milionë euro për vitin 2016.

“E mira e gjithë kësaj është që fondet mjaftojnë. Kalkulimet tona që i kemi bërë, rritja mund të shkojë deri në 240 euro për kategorinë më të lartë. Pra, për një pensionist që ka punuar 40 vite dhe që ka kualifikim superior, do të marrë pension 240 euro. Këto janë matje dhe kalkulime të brendshme që janë bërë nga analistët tanë të pensioneve. Pra, pensionisteët kontribut-dhënës do të shkojnë prej rreth 160 deri në 240 euro”, ka treguar Abrashi.

Ndryshe, në Kosovë janë të evidentuar 40 mijë pensionistë kontribut-dhënës, të cilët aktualisht marrin nga 140 euro në muaj.

Kurse, vlera e pensionit të moshës është 80 euro në muaj, të cilët nuk përfshihen në këtë rritje të pensioneve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Banimi social është më shumë se një projekt ndërtimi

Hoti: Banimi social është më shumë se një projekt ndërtimi

Djali i Rexhep Selimit, Ares Selimi, merr pjesën në nisjen “Orën e Pritjes” në Prishtinë

Djali i Rexhep Selimit, Ares Selimi, merr pjesën në nisjen “Orën e Pritjes” në Prishtinë

Haradinaj: T’i rikthehet mandati Thaçit, vazhdimi i tij është nder për ne si shqiptarë

Haradinaj: T’i rikthehet mandati Thaçit, vazhdimi i tij është nder për ne si shqiptarë

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?