A do të duhej AAK-ja t’ia di për nderë Arbër Ismajlit dhe Arben Mehmetit?!

15.12.2015 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
A do të duhej AAK-ja t’ia di për nderë Arbër Ismajlit dhe Arben Mehmetit?!

Zhvillime interesante po ndodhin në skenën politike të Gjilanit. Përkundër asaj që kishte zëra, se prishja e koalicionit të LDK-së me AAK-në, pothuajse ishte çështje e kryer, dhe se mund të ndodhte para vitit të ri, tani është hequr kjo dilemë, dhe se burimet e Portalin 2L ONLINE, brenda LDK-së, por edhe nivelit të lartë të qeverisjen lokale, flasin për stabilitet të koalicionin dhe vazhdimësi të mëtutjeshme të kësaj “martese” edhe përgjatë pjesës tjetër të mandatit qeverisës me Komunën.

Dhe, si duket, në këtë kanë ndikuan deklarimet publike të disa zyrtarëve të LDK-së, përkatësisht të Arben Mehmetit, këshilltar komunal dhe Arbër Ismajlit, pjesë e kabinetit të Kryetarit të komunës, që si duket, morën “turr”, të parët për ta treguar një lloj force të tyre, duke u munduar të bëjnë çështje të kryer largimin e AAK-së nga koalicioni, dhe si rast të mirë për të “goditur’, e panë pjesëmarrjen e AAK-së dhe të nënkryetarit Rexhep Kadriu, që është edhe i pari i AAK-së në Gjilan, në manifestimit protestues të opozitës së bashkuar, siç thonë ata, kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në të njëjtën kohë kur në anën tjetër janë pjesë e pozitës.

Por si duket pikërisht kjo nguti e tyre iu kthye bumerangë dhe mjaftojë një deklaratë e shkurtër e të parit të komunës, Lutfi Hazirit, për të treguar se kush është “baba” në LDK, dhe kush vendos për koalicion, pasi ai e arsyetoi pjesëmarrjen e Kadriut në manifestimin protestues të opozitës.

“Për mua ka rëndësi e drejta qytetare për protestë. Gjilani protestoi në mënyrë paqësore ashtu siç është paqësore si popullatë. Dua ta nënvizoj faktin që pjesëmarrësit në këtë protestë ishin nga Anamorava. Jam krenar me ta! Sa i përket AAK-së së Gjilanit dhe pjesëmarrjes në organizimin e protestës, ata janë pjesë e pandarë e AAK-së dhe unë e respektoj këtë!”, kishte thënë kryetari i Komunës Lutfi Haziri.

Përndryshe, burimet e Portalit thonë se tani më është e qartë se, së paku për këtë vit, nuk është në rend dite çështja e koalicionit LDK-AAK dhe se pritet vazhdimësia e mëtutjeshme e këtij koalicioni, që vlerësohet i qëndrueshëm dhe se në këtë, “vulë” i ra kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për të cilën thuhet se është i vetmi njeri që vendos për koalicion, me këdo, dhe edhe me AAK-në.

Përndryshe, tani nuk mungojnë as batutat se AAK, që do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisjes lokale në Gjilan, falë atyre që nuk e dëshiruan më pjesë të saj, do të duhej, për këtë t’ia di për nderë dy zyrtarëve të LDK-së Arbër Ismajlit dhe Arben Mehmetit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”