Kosovës i Refuzohet Viza

15.12.2015 19:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosovës i Refuzohet Viza

Këshilli Evropian ka publikuar raportin për vendet të cilat e kanë për qëllim anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Përkundër “të arriturave” që ka shënuar deri më tani në arenën ndërkombëtar, ky Këshill inkurajon Kosovën që të vazhdojë përpjekjet për të përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.

Këshilli ka vlerësuar pozitivisht nënshkrimin e marrëveshjes së parë në mes Kosovës dhe BE-së, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

“Në pikëpamjen e raportit i cili pritet të dalë së shpejti lidhur me progresin që ka shënuar Kosova në përmbushjen e kushteve në kuadër të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, Këshilli thekson rëndësinë e përmbushjes së të gjitha kushteve të përcaktuara për liberalizim të vizave dhe inkurajon Kosovës që të vazhdojë me përpjekjet për të bërë progres në procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në raportin e Këshillit.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Ai në llogarinë e tij personale në rrjetin social Facebook ka shprehur zhgënjimin për vonesat e liberalizimit të vizave nga BE.

“Këtë vonesë të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën e konsideroj provokim të rëndë dhe rezultat të paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik të lidershipit në Bruksel. Për mua është marrëzi nga ana e BE-së, që të mbajë të izoluar kosovarët. Këto vonesa absurde dhe të qëllimshme, jo vetëm që nxisin ekstremizmin në vend, por e rrisin edhe frustrimin tek qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Sipas Thaçit kjo qasje e BE-së është duke rrezikuar të gjitha proceset e rëndësishme të Kosovës duke përfshirë edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e marrëveshjeve dhe arritjen e marrëveshjeve të reja.

Ai ka konsideruar se BE-ja duhet t’i jap fund këtij trajtimi, të cilin e ka quajtur ‘diskriminues’ ndaj Kosovës, ndërkaq me ofrimin e ndihmës për Kosovën Thaçi ka vlerësuar se BE do të ndihmoj paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

“Përkundër kësaj, durimi i ynë do të jetë më i fuqishëm se paaftësia e Brukselit. Por, Kosova nuk guxon të diskriminohet edhe më tej vetëm për shkak se nuk është si Kolumbia dhe Ukraina”, ka përfunduar Thaçi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës