Policia mohon suspendimin e kapitenit Sheqiri për ndihmë opozitës

E publikuar: 14/12/2015 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Departamentit të Mbrojtjes së afërt në Polici, Fitim Selimi ka mohuar suspendimin e kapitenit të mbrojtjes së afërt, Fatmir Sheqiri.

“Nuk ka kurrfarë suspendimi ndaj tij”, ka thënë Selimi për gazetën Koha Ditore.

Megjithatë burime kanë treguar se Sheqiri javën e kaluar është transferuar nga vendi i tij i punës në një stacion tjetër.

Drejtori Selimi nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë duke sugjeruar gazetën që të kontaktojë vetëm zyrën për media. Mirëpo kjo nuk është përgjigjur.