Mustafa: Askush nuk ka të drejtë ta uzurpojë Kuvendin

E publikuar: 14/12/2015 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke e akuzuar opozitën se kauza e saj është e paqëndrueshmem nga salla alternative e Kuvendit, tha se dëshiron të dëgjojë argumentet e opozitës.

Po ashtu, Mustafa tha se gjendja aktuale kërkon marrjen e masave. Ai tha se këtë gjendje nuk mund ta sanojë askush tjetër përveç vet Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës.

“Kjo gjendje kërkon marrjen e masave. Unë nuk shoh askënd që këtë gjendje mund ta sanojë përveç nesh: Kuvendi, Qeveria dhe institucionet tjera. Nuk mundet që gjendja të degradojë dhe pastaj dikush tjetër të marrë masa, pasi ne kemi shpallur pavarësinë. Nuk kemi të bëjmë me dështimin e institucioneve, por kemi të bëjmë me opozitën që përdorë mjete të dhunshme për këtë situatë”, theksoi ai.

Ai tha se dimensioni i problemit ka tejkaluar Kuvendin, duke shtuar se dhuna ka marrë përmasa edhe jashtë institucionit të Kuvendit. Mustafa shtoi se askush nuk ka të drejtë ta uzurpojë Kuvendin e Kosovës

“Nuk po ngjajnë problemet vetëm në Kuvend përmes gazit lotsjellës, sprejit, por po ngjajnë edhe jashtë Kuvendit, po shkatërrohen prona private dhe publike. Dimensionet e problemit kapërcejnë gjendjen në Kuvend. Askush nuk ka të drejtë të uzurpojë Kuvendin e Kosovës, askus h nuk ka të drejtë të cenoje funksionimin kushtetues të vendit”, tha Mustafa.

Duke ftuar opozitën për debat, ai tha se për të Asociacioni dhe demarkacioni nuk janë arsyet e vërteta. Sipas tij, kjo nuk është akuza e njëmendtë e opozitës.

“Ftoj edhe njëherë opozitë të paraqesë arsyet e vërteta. Për mua nuk është arsye asociacioni dhe demarkacioni. Askush nuk mund të marr si kauzë për të bërë veprime të tilla, me djeg vetura, me ushtru dhunë, me shpërnda gaz lotsjellës. Opozita të tregojë ku i ka problemet e vërteta. Po sulmohet shteti i ri i Kosovës.”, tha kryeministri.

“Askush nga ne nuk e ka rreziku sistemin kushtetues. Nuk mbrohet sistemi kushtetues duke e rrënu ksuhtetetun dhe duke e pengu punën e Kuvendit. Ne dëshirojmë të komunikojmë më qytetarët e Kosovës. Tu thomë atyre të vëretën, jo me dhunë por me argumente. Do ti ballafaqojmë argumentet për cdo centimetër tokë të Kosovë. Në qoftë se Kom isioni Shtetëror ka bërë gabime do ti bartë përgjegjësitë. Do t’ia lëmë një komisioni ndërkombëtarr që do të marr dokumentacioni e Komisionit Shtetëror dhe të opozitës.”

Sipas tij, nuk ka arsye për të hedhur gaz në Kuvendin e Kosovësm për të djegur automobila dhe për të sulmuar objektin e Kuvendit, pasi janë gjëra që zgjidhen me anë të dialogut.